Aktualitet

E rëndë në Dibër/ 45-vjeçari me probleme të shëndetit mendor plagos me thikë nënën dhe 2 komshinjtë (EMRAT)

Sherr me thika në Dibër. Mësohet se 45-vjeçari, Florian Abazi ka plagosur me thikë nënë e tij dhe 2 komshinjtë. Njëri nga të plagosurit është Bexhet Meda, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Autori është arrestuar nga Policia.
Featured image of article: E rëndë në Dibër/ 45-vjeçari me probleme të shëndetit mendor plagos me thikë nënën dhe 2 komshinjtë (EMRAT)

DIBËR- Mesditën e sotme ka ndodhur ngjarje e rëndë në fshatin Kërçisht të Dibrës. Mësohet se 45-vjeçari Florian Abazi, me probleme të shëndetit mendor ka plagosur nënën e tij dhe dy komshinjtë. Sipas policisë fillimisht 45-vjeçari ka plagosur me thikë nënën e tij, Shkëndije Abazin dhe më pas ka dalë në rrugë dhe ka plagosur dy fqinjët e tij. Njëri nga komshinjtë plagosur është Bexhet Meda. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital e Peshkopisë. Ndërkohë, Policia ka arrestuar autorin.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Plagosi me send të mprehtë nënën e tij dhe dy fqinjët, falë ndërhyrjes së shpejtë të Pòlicisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes. Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes. Rreth orës 11:00, në sallën e Komandimit të DVP Dibër ka ardhur një telefonatë për ndihmë, pasi në fshatin Kërçisht i Epërm, Maqellarë, po ndodhte një konflikt. Menjëherë shërbimet e Pòlicisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është konstatuar se shtetasi F. A., rreth 45 vjeç (i sëmurë mendor), kishte ushtruar dhunë dhe me një mjet të prehtë (thikë), ka plagosur nënën e tij shtetasen Sh.A, dhe më pas kishte dalë në rrugë duke plagosur fqinjët e tij, shtetasin B. M., dhe shtetasen I.M, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes është kapur në kohë rekord nga Policia dhe aktualisht po trajtohet për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment