Aktualitet

E PLOTË: “Kemi marrë vesh se e keni dhunuar…do të të vrasim familjen”/ Sherri tek burgu i Fushë-Krujës, tre kushërinjtë rrahën policin për Bled Sharën, efektivi: I shpëtuam jetën, e gjetëm të lidhur në krevat

Kushërinjtë e tij Ardjan, Bert dhe Elton Shera kanë hyrë në ambientet e burgut dhe kanë kontaktuar me shërbimin e rojes, të cilit i kanë kërkuar që të flasin pikërisht me punonjësin e zyrës së informacionit.
Featured image of article: E PLOTË: “Kemi marrë vesh se e keni dhunuar…do të të vrasim familjen”/ Sherri tek burgu i Fushë-Krujës, tre kushërinjtë rrahën policin për Bled Sharën, efektivi: I shpëtuam jetën, e gjetëm të lidhur në krevat Burgu i Fushë Krujës

KRUJË– Detaje të reja janë zbuluar nga zbuluar nga sherri i ndodhur më  në burgun e Fushë Krujës, ku “molla e sherrit” ishte Bledi Shera. Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se 35-vjeçari kishte tentuar vetëvrasjen brenda burgut, dhe me të marrë vesh lajmin, të afërmit e tyre kishin shkuar në burg për të gjetur “fajtorët”.

Kushërinjtë e tij Ardjan, Bert dhe Elton Shera kanë hyrë në ambientet e burgut dhe kanë kontaktuar me shërbimin e rojes, të cilit i kanë kërkuar që të flasin pikërisht me punonjësin e zyrës së informacionit. Ky i fundit është lajmëruar dhe ka shkuar që të takojë pranë post-bllokut tre të afërmit e të burgosurit. Pa e përshëndetur, ata i janë drejtuar efektivit të Policisë me fjalët; “…kemi marë vesh se është ushtruar dhunë fzike ndaj të dënuarit Avni Leza dhe Bledi Sherës, kemi për t’ju zhdukur do ju vrasim…”.

Duke mos pritur asnjë përgjigje apo sqarim nga punonjësi i informacionit, tre kushërinjtë e të dënuarit e kanë pështyrë, goditur dhe kanosur brenda burgut efektivin e Policisë. Teksa ky i fundit është përpjekur që të justifikohet apo të sqarojë se çfarë kishte ndodhur vërtetë dy netë më parë në qelinë e Sherës, Ardjani i është përgjigjur se edhe ata kishin qënë në burg, por nuk ishin hasur me ndodhi të tilla.

”…Kemi marrë vesh se është ushtruar dhunë ndaj të dënuarit Avni Leza…. ne kemi qënë në burg dhe këto gjëra nuk ndodhin….si ka mundësi që është ushtruar dhunë…”.

Mes dhunës, ka ndërhyrë Berti, i cili është shprehur se kushëriri i tyre kishte tentuar vetëvrasjen pasi ndaj tij ishte ushtruar dhunë nga ana e gardianëve të burgut. Nga ana tjetër punonjësi i policisë së burgut Fushë-Krujë, i ka shpjeguar se: “…në rastin në fjalë është zbatuar rregullorja pasi i dënuari ka ushtruar forcë ndaj trupës policore… Ne i shpëtuam jetën, e kemi gjetur të vetëlidhur në krevatin e tijë dhe e kemi çuar në infermjeri ndonëse kundërshtonte e nuk bindej…”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse punonjësi i Policisë pretendonte se kushëririt të tij i kishin shpëtuar jetën, Bert Shera  ka përshtyrë në drejtim të policit dhe së bashku me Ardjanin, kanë filluar ta fyejnë dhe ta kërcënojnë me jetë, duke i thënë se do ta vrisnin atë dhe familjen e tij. I vetmi që nuk ka ndërhyrë në sherr ka qënë Elton Shera, i cili gjatë gjithë sherri nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka folur në asnjë moment.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e burgut Fushë-Krujë, që janë sekuestruar nga hetuesia. Ndërkohë sot Ardina Shera, Berti Shera dhe Elton Shera, janë lënë në masën “arrest me burg”, pasi akuzohen se kanë kanosur punonjësit e policisë së burgut në Fushë Krujë.

Përse është në burg Bledar Shera?

Bledar Shera, 35 vjeç u vu në pranga në vitin 2015. Ai u arrestua në shtëpinë e xhaxhait të tij në nikël të Fushë Krujës, ku fshihej pesë vite pasi kishte bërë një sulm me thikë, Natën e Bardhë. Më 30 nëntor të vitit 2010, rreth orës 21.00 gjatë festimeve kulturore për Natën e Bardhë, në Bulevardin “Zhan D’Ark”,  në  lulishten e lokalit “Taivan” në krahun e urës së Lanës, në qytetin e Tiranës, pati një përleshje fizike mes dy grupeve të rinjsh, ku u përdorën mjete të forta dhe thika.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment