Showbiz

‘Sherr’ mes motrave Hoxha, Redias i mbetet hatri me veprimin e Lorit: Sa më harxhove kohë kot..

Mes dy motrave më pas ka pasur një zënkë të vogël, që e kanë bërë publike edhe për fansat në Instagram.
Featured image of article: ‘Sherr’ mes motrave Hoxha, Redias i mbetet hatri me veprimin e Lorit: Sa më harxhove kohë kot.. Lori Hoxha dhe Redia

TIRANË-  Motrat Hoxha tërheqin gjithmonë vëmendjen në rrjetet sociale por edhe të mediave rozë.

Këtë herë përmes një postimi në Instagram Lori shfaqet  para disa busteve e qeshur dhe me gjuhën jashtë, ndërsa krahas  fotos ajo shkruan: Unë vetes: Në të vërtetë nuk është aq serioze!

Ndërsa nga komentet poshtë  fotos vihet re që trashëgimtarja e TopChannel i ka kërkuar një mendim së motrës, Redias që t’i jepte një mendim lidhur me përshkrimin që do t’i bënte fotos, por sërish nuk bëri siç i sugjeroi ajo.

Por mes dy motrave më pas ka pasur një zënkë të vogël, që e kanë bërë publike edhe për fansat  në Instagram.

Redia: Pra kot sa më harxhove kohë duke pyetur për captions se prap atë që doje bëre.

Lori: Unë jam Peshore, këtë bëjmë ne!

Redia: Sikur të kisha një dollar për çdoherë që përdor horoskopin si justifikim.

A.C/Dosja.al

Shto Koment