Sport

Sherr mes lojtarëve dhe spektakël, Shqipëria mund Kosovën në “Elbasan Arena” (FOTO)

Ndeshja e luajtur sot në “Elbasan Arena”, e vlefshme për Euro 2021 të të rinjve, ka dhuruar gola dhe spektakël.

ELBASAN- Ndeshja e cila ishte pagëzuar si “vllazërorja” nuk përfundoi e tillë. Kombëtarja e vogël e Shqipërisë ka arritur të mund me rezultatin 2 me 1, Koosovë në një ndeshje mes tensioneve.

Ndeshja e luajtur sot në “Elbasan Arena”, e vlefshme për Euro 2021 të të rinjve, ka dhuruar gola dhe spektakël.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, ku pati dhe përplasje mes lojtarëve.  Pjesa e dytë nisi me një fytyrë të rej, ku ishte Tafa ai që shënoi golin e parë në minutën e 76-të teksa në të minutën e 81 Mucolli dyfishon rezultatin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në minutën e 90 Kosova ngushton rezultatin në 2-1, por pa mundur që të evitojë humbjen. Pas pesë takimesh Kombëtarja Shqiptare ka 5 pikë, ndërsa Kosova ka 6 pikë dhe ka luajtur 4 takime.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment