Aktualitet

Sherr mes italianit e shqiptarit në burgun italian, plagoset me thikë gardiani i burgut, përfundon në spital

Për të shuar sherrin ndërhyri një gardian i burgut, i cili u plagos me një mjet të mprehtë dhe u godit me shkelma, aq sa iu desh të shtrohej në spital.
Featured image of article: Sherr mes italianit e shqiptarit në burgun italian, plagoset me thikë gardiani i burgut, përfundon në spital Foto ilustruese

ITALI– Sherr në burgun e Sanremos. Dy të burgosur, një italian i dënuar për vjedhje dhe një shqiptar, i cili po vuan dënimin për vrasje janë përleshur me njëri-tjetrin. Sipas mediave të huaja, shqitari ishte dënuar me burg deri në vitin 2049 për krimin e kryer.  

Për të shuar sherrin ndërhyri një gardian i burgut, i cili u plagos me një mjet të mprehtë dhe u godit me shkelma, aq sa iu desh të shtrohej në spital.

Pas sherrit, sindikata e policisë së burgjeve i është drejtuar ministrit të drejtësisë Alfonso Bonafede për të ndërhyrë për përmirësimin e sigurisë në qendrat e dënimit në Liguria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mungesa e sigurisë në burh është e pashpjegueshme, ne nuk e kuptojmë sepse askush nuk ndërhyn për të rivendosur rendin dhe sigurinë në burg,”-shkruan sindikata e Policisë në burgje.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment