Aktualitet

Sherr mes dy personave në Shkodër! Nxjerrin armët por nuk qëllojnë, përdoret ‘qyta’, një i plagosur

Ata kanë nxjerrë armët por fatmirëisht nuk kanë shtënë me to, ehe pse janë përdorur për të shkaktuar dëm.
Featured image of article: Sherr mes dy personave në Shkodër! Nxjerrin armët por nuk qëllojnë, përdoret ‘qyta’, një i plagosur Policia e Shtetit

SHKODËR– Një përleshje e nisur nga një konflikt i çastit ka sjellë një të plagosur në Shkodër. Dy persona, njëri ende i paidentifikuar, janë përplasur fizikisht në lagjen e njohur si ‘Parrucë’.

Në sherr e sipër, ata kanë nxjerrë armët por fatmirësisht nuk kanë shtënë me to, edhe pse janë përdorur për të shkaktuar dëm.

30-vjeçari Kujtim Binaku, nga të përfshirët në sherr është goditur disa herë me qytën e pistoletës në fytyrë nga shoku i tij, duke përfunduar në spital. Nuk dihen detaje lidhur me gjendjen apo dëmtimet që ka marrë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Policia e Shtetit pas marrjes së denoncimi është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. 

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment