Bota

Sherr mes dy grupeve të rinjsh, shqiptari 20-vjeçar plagoset rëndë dhe humb ndjenjat

Aty janë përfshirë një grup te rinjsh, të cilët ishin të pajisur me shufra hekuri dhe shkopinj, shumica prej të cilëve ishin maqedonas.
Featured image of article: Sherr mes dy grupeve të rinjsh, shqiptari 20-vjeçar plagoset rëndë dhe humb ndjenjat Foto nga sherri

ITALI-Një sherr ka ndodhur pasditën e djeshme në një Conegliano, një qytet në provincën e Treviso-s.

Aty janë përfshirë një grup te rinjsh, të cilët ishin të pajisur me shufra hekuri dhe shkopinj, shumica prej të cilëve ishin maqedonas.

Pas sulmit, një 20 vjeçar shqiptar përfundoi në gjendje të rëndë në kujdes intensiv, pasi humbi ndjenjat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sulmuesit arritën të largoheshin para mbërritjes së policisë që po zbardh shumë video, si ato të kamerave të sigurisë, ashtu edhe videot e ndryshme të marra nga të pranishmit në vend dhe që shpejt u bënë virale në internet.

I dyshuari kryesor për krimin e vrasjes në tentativë është nje 23-vjeçar dhe tani ndodhet në burgun e Treviso.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment