Aktualitet

Sherr mes disa personave në Gramsh, merret peng 32-vjeçari, autorët e futin me forcë në makinë

Mësohet se është marrë peng 32-vjeçari me iniciale A.B. Ndërkohë policia ka arrestuar një prej pengmarrësve.
Featured image of article: Sherr mes disa personave në Gramsh, merret peng 32-vjeçari, autorët e futin me forcë në makinë Foto ilustruese

GRAMSH- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr mes disa personave në një lokal të qytetit të Gramshit. Burime për Dosja.al bëjnë me dij se gjatë sherrit, tre të rinj kanë marrë peng një person.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se është marrë peng 32-vjeçari me iniciale A.B. Ky i fundit është vëllai i personit me të cilin po ziheshin 3 pengmarrësit. Autorët e ka futur me forcë të riun në makinë.

Për ngjarjen, menjëherë është njoftuar policia e cila ka vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes. Ndërkohë është në kërkim për dy të tjerët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment