Aktualitet

Sherr me thika në Berat, 61-vjeçari plagoset nga 47-vjeçari, përfundon në spital me plagë të rënda

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.
Featured image of article: Sherr me thika në Berat, 61-vjeçari plagoset nga 47-vjeçari, përfundon në spital me plagë të rënda Foto ilustruese

BERAT– Një sherr mes dy burrave ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore. Ky person, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.b)/dosja.al

Shto Koment