Aktualitet

Tensionet në hyrje të Gjykatës së Shkodrës, u përplasen me Policinë, përfundojnë në pranga 3 persona

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë ku disa qytetarë kanë kapur me forcë efektivin që qëndronte tek dera dhe janë futur në godinë, pasi rrezikojnë të humbasin banesën në të cilën jetojnë.
Featured image of article: Tensionet në hyrje të Gjykatës së Shkodrës, u përplasen me Policinë, përfundojnë në pranga 3 persona Pamje nga përplasja në Gjykatën e Shkodrës

SHKODËR– Tre persona janë arrestuar pasi disa ditë më parë tentuan që të hynin me forcë në ambientet e Gjykatës së Shkodrës duke u konfliktuar edhe me efektivët e Policisë. Mësohet se janë arrestuar: E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë ku disa qytetarë kanë kapur me forcë efektivin që qëndronte tek dera dhe janë futur në godinë, pasi rrezikojnë të humbasin banesën në të cilën jetojnë.

Rreth 2 javë më parë, 5 familje u përplasën me policinë, pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor shtetëror se duhet të dilnin nga banesa e tyre me pretendimin se godinave të tyre u ka dalë pronari i vjetër.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kundërshtuan punonjësin e Policisë për të hyrë në Gjykatë, arrestohen 3 shtetas. Strukturat e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, arrestuan shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment