Rajoni

Sherr me gruan/ Burri nga Itali zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’u qetësuar, bën 450 km rrugë në këmbë nga Como përfundoi në Fano

Sipas mediave të huaja, ai ka zgjedhur të ecte për t’u qetësuar, por kjo zgjati për shumë kohë. Ai eci për 450 kilometra nga Como në Fano.
Featured image of article: Sherr me gruan/ Burri nga Itali zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’u qetësuar, bën 450 km rrugë në këmbë nga Como përfundoi në Fano Harta e rrugës

ITALI-Një burrë 48-vjeçar nga Italia, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u qetësuar, pasi ka pasur një zënkë me bashkëshorten e tij. Sipas mediave të huaja, ai ka zgjedhur të ecte për t’u qetësuar, por kjo zgjati për shumë kohë. Ai eci për 450 kilometra nga Como në Fano.

Deri në momentin që u ndalua nga policia në orën dy të mëngjesit, për një kontroll për respektimin e masave ndaj Covid-19. Pasi u ndalua, duke shkelur masat e pandemisë, ai është shoqëruar në stacionin e policisë ku dhe ka rrëfyer ngjarjen.

Unë eca deri këtu. Pa përdorur asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë, por pak i lodhur,“-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, bashkëshortja e tij prej një jave kishte raportuar zhdukjen e tij në selinë e policisë Como. E lajmëruar nga agjentët, ajo shkoi në Fano për të marrë burrin e saj.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment