Aktualitet

Sherr me armë në një klub shqiptarësh, shkak bëhet ngacmimi seksual i një vajze, policia gjen gjurmë gjaku dhe gëzhoja

Në këtë ngjarje janë përfshirë edhe shqiptarë, ku  mësohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se pas ngjarjes  policia ka mbyllur lokalin e shqiptarëve.
Featured image of article: Sherr me armë në një klub shqiptarësh, shkak bëhet ngacmimi seksual i një vajze, policia gjen gjurmë gjaku dhe gëzhoja Klubi ne Milano

ITALI- Një sherr  i rëndë ka ndodh në një lokal ku zhvilloheshin këngë popullore shqiptare  në Milano, të quajtur ‘Mango Club’. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ku u raportua për një sherr të shumëfishtë midis disa personave, ku njëri kishte edhe armë.

Mësohet se gjithçka ka nisur pasi një person kishte nisur të ngacmonte seksualisht njërën nga vajzat. Me të mbërritur policia të gjitha të dyshuarit u larguan në drejtime të ndryshme.

Në këtë ngjarje janë përfshirë edhe shqiptarë, ku  mësohet se ka pasur edhe të shtëna. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se pas ngjarjes  policia ka mbyllur lokalin e shqiptarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por nga mbledhja e dëshmive policia bëri të mundur ndërtimin e skenës së ngjarjes. Personi që ka ngacmuar seksualisht në lokal, thuhet se menjëherë pas sherrit të parë ka thirrur për ndihmë miqtë e tij. Në vendngjarje sipas policisë janë gjetur xhama të thyer dhe gjurmë gjaku si edhe gëzhoja.

Burimi:primamilanoovest.it

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment