Politike

SHERR me anëtarët e PD-së, reagon Xhelal Mziu, poston foto me “të dhunuarit”: Po festoj me miqtë e mi

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu shkruan se lajmi nuk është i vërtetë dhe ka postuar foto me dy personat për të cilët u përfol se ishte përplasur fizikisht. 
Featured image of article: SHERR me anëtarët e PD-së, reagon Xhelal Mziu, poston foto me “të dhunuarit”: Po festoj me miqtë e mi Xhelal Mziu, Darvin Zalla dhe Jetmir Prençi

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka reaguar pas lajmeve se truproja e tij ka dhunuar dy nga anëtarët e Partisë Demokratike gjatë procesit zgjedhor për të qënë pjesë e listës së deputetëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 25 prillit.  Ai shkruan se lajmi nuk është i vërtetë dhe ka postuar foto me dy personat për të cilët u përfol se ishte përplasur fizikisht. 

“Live me miq të mirë!  Sot mbyllëm me sukses një nga proçeset më demokratike jo vetëm në Shqipëri por për të gjithë rajonin. Nga lajmet dashakeqëse të Naltmadhnisë me larvat e tij Carlo Bolino dhe Mero Baze gjeta shkas të festoj me miqtë e mi Darvin Zalla banor i njësisë 5 dhe Jetmir Prençi banor i njësisë 7, njëkohësisht djali i mikut tim Shemsi Prençi!,“-shkruan Mziu. 

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


LAJMI KRYESOR: 140 emra në garë për Tiranën/ Mbyllet procesi i votimit të kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Basha tek njësia 8: Askush mbi vendimin e anëtarësisë!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment