Bota

Sherr masiv në një plazh të Belgjikës/ Me çadra e shezlongë në duar, pushuesit përleshen ashpër me policinë dhe rojet bregdetare

VIDEO
Pushuesit janë përleshur ashpër me rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre, çadra plazhi e shezlongë. Ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke arrestuar dhjetëra persona.
Featured image of article: Sherr masiv në një plazh të Belgjikës/ Me çadra e shezlongë në duar, pushuesit përleshen ashpër me policinë dhe rojet bregdetare Momenti i zenkes.

BELGJIKË– Një grup i madh burrash janë përleshur ashpër me policinë dhe rojet bregdetare, në Blankenberge të Belgjikës.

Nga mediat e huaja është mësuar se shkak i sherrit kanë qenë thirrjet e një roje bregdetare, i cili i ka kërkuar pushuesve të mos futen grup në ujë, për shkak të masave kundër Covid-19.

Për këtë shkak pushuesit janë përleshur ashpër me rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre, çadra plazhi e shezlongë. Ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke arrestuar dhjetëra persona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pashë papritur një grup njerëzish duke u përleshur me njëri-tjetrin. Çadra, e shezlongë fluturonin në ajër. Nuk e di se përse filloi zënka”, u shpreh një dëshmitare.

Burimi:  Dailymail 

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment