Aktualitet

Sherr masiv në një burg në Itali, shqiptarët përleshen me disa persona nga Tunizia

Sipas mediave vendase shqiptarët ishin organizatorët e përleshjes në burgun e Santa Maria Maggiore.
Featured image of article: Sherr masiv në një burg në Itali, shqiptarët përleshen me disa persona nga Tunizia Burg në Itali (Ilustrim)

ITALI- Një sherr masiv ka ndodhur sot në Itali, ku mes personave që patën përplasje fizike kishte dhe disa shqiptarë. Sipas mediave vendase shqiptarët ishin organizatorët e përleshjes në burgun e Santa Maria Maggiore.

Mësohet se përplasja mes të burgosurve është bërë në katin e dytë të burgut, ku shqiptarët kanë dhunuar disa persona me origjinë nga Tunizia.

Sapo është njoftuar ngjarja rojet e burgut kanë reaguar në kohë dhe kanë qetësuar sërish situatën. Sherri ka përfunduar me një tunizian të plagosur, i cili ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autortitet e burgut kanë nisur hetimet për zbulimin e shkakut të sherit, po ashtu raportohet se janë marrë dhe masa disiplinore për ata që u përfshinë në të.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment