Politike

Shërohet Ralf Gjoni nga Covid-19! Deputeti: Lajmet e rreme të shtojnë më tepër panikun, qëndroni larg tyre dhe zbatoni masat

Gjoni ka falenderuar Zotin për bekimet e tij të panumërta dhe nuk harron të falenderojë  edhe mjekët që u kujdesën për të. Deputeti shkruan ndër të tjera se gjatë këtyre ditëve ka kuptuar se paniku me tepër vjen nga lajmet e rreme dhe u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg tyre.
Featured image of article: Shërohet Ralf Gjoni nga Covid-19! Deputeti: Lajmet e rreme të shtojnë më tepër panikun, qëndroni larg tyre dhe zbatoni masat Ralf Gjoni

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni është shëruar nga Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjoni ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij se ka marrë përgjigjen e testit të dytë pas dy javësh me Covid-19, dhe rezultati është negativ.

Gjoni ka falenderuar Zotin për bekimet e tij të panumërta dhe nuk harron të falenderojë  edhe mjekët që u kujdesën për të. Deputeti shkruan ndër të tjera se gjatë këtyre ditëve ka kuptuar se paniku me tepër vjen nga lajmet e rreme dhe u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg tyre.

Ndër të tjera ai shton se duhet higjienë maksimale dhe ëkshillon të gjithë njerëzit që për çdo simptomë të kontaktojnë me mjekun e lagjes.

Përshëndetje miq. Mbrëmë më kanë konfirmuar rezultatin negativ të testit pas dy javësh me Covid 19. Ndjehem shumë mirë dhe gati për rikthim në normalitet. Falenderoj Zotin për bekimet e Tij të panumërta si dhe mjekët, farmacisten time, miqtë e fqinjët që më mbështetën gjatë kësaj periudhe izolimi. Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth 80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikuar falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojnë lart e poshtë. Ndaj larg panikut, larg lajmeve të rreme, POR ama kujdes maksimal brenda kufijve të llogjikës së shëndoshë njerëzore. Të rinjtë në veçanti po vazhdojnë të tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid 19 do disa ditë që të inkubohet në trup përpara se t’ia transmetojnë atë të moshuarve që kanë në shtëpi. Edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojnë me komplikacione. Dhe në kushtet e një vendi si Shqipëria me sistem shëndetësor modest, kujdesi ynë ndaj të tjerëve do ishte një ndihmë e madhe për ekipet mjekësore te tejngarkuara prej rasteve të rënduara nëpër spitale. Ripërsëris për të gjithë miqtë e mi: Mos frekuentoni ambjente të mbyllura publike pa maskë. Lani duart sa më shpesh. Evitoni në maksimum kontaktet fizike, veçanërisht me të moshuarit. Nëse ndjeni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të izoloheni menjëherë e të kërkoni kryerjen e tamponit,”– shkruan Ralf Gjoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputeti u raportua se ishte i infektuar disa ditë më parë. Ai e bëri vetë me dije këtë lajm teksa shkruante se ishte izoluar në shtëpi.

Por Ralf Gjoni nuk është i vetmi politikan i prekur me Covid-19. Aktualisht,  kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka rrëfyer se është infektuar me COVID-19, ndërsa më parë i infektuar ishte edhe deputeti Adriatik Alimadhi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment