Aktualitet

Shërohet pacienti i parë me COVID në Korçë, 32-vjeçari lë Infektivin

Litjan Broka shkruan se pas dy testeve ai ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe është lënë i lirë të kthehet në shtëpinë e tij
Featured image of article: Shërohet pacienti i parë me COVID në Korçë, 32-vjeçari lë Infektivin Foto ilustruese

KORÇË– Një prej pacientëve nga Korça që ishte shtruar në Spitalin Infektiv është shëruar. Mjeku i Spitalit të Korçës në një reagim në Facebook, ku shkruan se pacienti 32-vjeçar ka lënë spitalin.

Litjan Broka më tej shkruan se pas dy testeve ai ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe është lënë i lirë të kthehet në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë sërish për 14 ditë i izoluar deri në nisjen e jetës së tij normale si të qytetarët e tjerë.

“Sapo mberiti ne Korce pacenti i pare nga qyteti i cili le Spitalin Infektiv plotesisht i sheruar 🙂 Faleminderit gjithe stafit mjeksor te Spitalit Infektiv dhe Spitalit Rajonal te Korces qe ne dy faza sebashku ndihmuan Laertin te kalonte me sukses semundjen e Corona Virusit. Urojme qe kemi lajme te mira per te gjithe qytetaret e Korces por dhe gjithe Shqiperise te prekur nga Covid-19. #Forca”, shkruan doktori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment