Bota

E rrallë! “Gjyshja e hekurt” nga Italia mposht koronavirusin vetëm për një javë. 81-vjeçarja rikthehet shëndoshë e mirë në shtëpi, si i shfaqi simptomat krejt papritur

81-vjeçarja, Armanda Bottini nga Pavia të Italisë është e para e moshurar që është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Featured image of article: E rrallë! “Gjyshja e hekurt” nga Italia mposht koronavirusin vetëm për një javë. 81-vjeçarja rikthehet shëndoshë e mirë në shtëpi, si i shfaqi simptomat krejt papritur Armanda Bottini
Përditësuar:

ITALI– Armanda Bottini, është gjyshja 81-vjeçare në Itali, e cila ka mposhtur sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit. Edhe pse rezulton se të moshuarit preken më shumë nga koronavirusi dhe janë më të rrezikuarit nga ai, 81-vjeçarja është e para e që është shëruar plotësisht.

Sipas mediave vendase, bëjnë me dije se ajo tashmë ka dalë nga spitali i San Matteo në Pavia-s, ku ishte shtruar prej një jave. Ajo është shprehur se është shëndoshë e mirë dhe është mjaft e lumtur se është pranë familjes së saj.

“Më në fund jam në shtëpi me të dashurit e mi, më kanë munguar aq shumë”,- është shprehur e moshuara.

Armanada e cila ka jetuar në Borghetto Lodigiano që nga dhjetori, në një shtëpi të vogël ndërsa ngjitur me banesën ku jetonte vajza e saj me burrin dhe nipin. Një ditë, papritmas ajo u ndje e sëmurë teksa po qëndronte në tryezë me të afërmit. 81-vjeçarja humbi vetëdijen dhe kishte probleme me frymëmarrjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E moshuara, gjithashtu vuante nga diabeti i tipit 2 dhe të afërmit e alarmuar e dërguan atë menjëherë në spital. Rezultatet e analizave treguan se ajo ishte infektuar nga koronavirusi. Ndërsa pas një jave betejë, ajo tashmë ka arritur të shërohet plotësisht nga virusi i ri, i cili ka shkaktuar mijëra të vdekur në të gjithë botën.

Mjekët e spitalit ku e moshuara luftoi për një javë me vdekjen e kanë cilësuar atë si “gjyshja e hekurt”.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 107 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment