Bota

Shërbimi ushtarak në Rusi përdoret si armë kundër opozitës: Ata na dhunojnë për të na frikësuar dhe mbyllur gojën 

Kështu shprehet Ruslan Shaveddinov, një mik i Kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ka kryer shërbimin ushtarak në vitin 2007.
Featured image of article: Shërbimi ushtarak në Rusi përdoret si armë kundër opozitës: Ata na dhunojnë për të na frikësuar dhe mbyllur gojën  Foto Ilustruese

RUSI- Shërmbimi ushtarak në Rusi po përdoret si një armë kundër opozitës. Kështu shprehet Ruslan Shaveddinov, një mik i Kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ka kryer shërbimin ushtarak në vitin 2007. Yahoo shkruan se Shaveddinov në një intervistë është shprehur se të gjithë të rinjtë opozitar që kryejnë ushtrinë në Rusi keqtrajtohen dhe u jepen misione të vështira. 

Ai është shprehur se për një vit atë e kanë dërguar që të shërbej në akiperlagun Neë Zembla në Artik, ku ka qënë i rrethuar nga të gjitha anët me arinjtë polar. Ai u shpreh se nga e gjithë përvoja atje, e vetmja gjë që mësoi ishte që të mos kishte më frikë nga arinjtë polarë. Ai gjithasahtu është shprehur se ushtria për opozitarët është si një shkollë skllavërie, ku ushtarët rrihen, dhunohen si dhe përdhunohen.    

“Ata më dërguan sa më shumë larg të jetë e mundur. Një ari më ndoqi një herë. Në fund, ai nuk ishte agresiv sepse nuk u ushqye me mua. Po më bëjnë presion, po më kanosin dhe tallin vazhdimisht që të flas më pak dhe të mos merrem me ata që më goditën. Ushtria jonë është një shkollë skllavërie. Aty i rrahin, i poshtërojnë dhe madje i përdhunojnë të rinjtë”, tha Shaveddinov.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Rusi, më shumë se 250,000 burra nga mosha 18 deri në 27 vjeç kryejnë shërbimin ushtarak çdo vit, i cili zgjat një vit që nga viti 2008, pasi më parë ka qënë 2 vite.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment