Bota

Shënon raste të larta infektimi, Suedia shtyn masat parandaluese ndaj Covid-19 deri më 3 maj

Sipas TheGuardian, lajmi është konfirmuar nga kryeministri, Stefan Lofven, i cili ka thënë se situata është e rëndë, pasi ka një rritje të numrit të infektimeve. 
Featured image of article: Shënon raste të larta infektimi, Suedia shtyn masat parandaluese ndaj Covid-19 deri më 3 maj Foto ilustruese

SUEDI-Suedia do të zgjasë masat parandalues të Covid-19 deri në 3 maj. Sipas TheGuardian, lajmi është konfirmuar nga kryeministri, Stefan Lofven, i cili ka thënë se situata është e rëndë, pasi ka një rritje të numrit të infektimeve.

“Situata është serioze. Përhapja e infeksionit është në një nivel të lartë,”-ka thënë ai.

Agjensia shëndetësore i kërkoi të martën qeverisë të shtynte lehtësimin e njoftuar më parë, i cili përfshinte lejimin e vizitorëve në parqe, koncerte dhe ndeshje futbolli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit Suedia ka regjistruar 16,427 raste të reja me koronavirus. Shifra më e lartë  krahasua me 14,063 të javës së kaluar.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment