
SLLOVAKI-Sllovakia ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, për përballimin e situatës me Covid-19. Sipas TheGuaridan, Ministri i jashtëm i Sllovakisë Ivan Korcok iu bëri thirrje partnerëve të BE-së të dërgojnë një dërgesë të vaksinës, pasi vendi ka shënuar rritje të numrit të infektimeve.
“Unë do të informoj kolegët e mi të ministrave të jashtëm për situatën shumë serioze dhe atë që mund të quhet tragjike që kemi me Covid-19. Do t’i drejtohem për t’i pyetur nëse kanë një vaksinë që nuk mund ta përdorin për momentin, të na e sigurojnë. Besoj se do të ishte një shenjë shumë e mirë e bashkëpunimit në nivelin e BE-së. Unë e kuptoj plotësisht që vendet e tjera kanë një mungesë vaksinash gjithashtu, por Sllovakia tani, bazuar në faktin se kemi shkallën më të lartë të vdekjeve, për momentin ka më shumë nevojë për të,”-ka thënë ai.
Po ashtu, Sllovakia ka kërkuar përmes mekanizmit të urgjencës së BE-së ndihmën e 10 mjekëve dhe 25 infermierëve nga jashtë. Vendi prej 5.5 milion banorësh ka pësuar rreth 100 vdekje në ditë kohët e fundit, më e larta në botë në krahasim me numrin e popullsinë.
Që prej fillimit të pandemisë në Sllovaki janë shënuar 292,792 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 6,577 pacientë.
(k.a/dosja.al)