Bota

Testim dhe vetëm testim! Shënoi rastet e para në të njëjtën kohë me SHBA-të dhe Britaninë, si i “mbijetoi” Koreja e Jugut koronavirusit

Koreja e Jugut, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar raportuan rastet e para të  Covid-19 pothuajse në të njëjtën kohë. Përkatësisht në 20, 21 dhe 31 janar. Ndërkohë që prej janarit deri më tani për fat të keq për ShBA dhe Britania e Madhe kanë rregjistruar numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19, ndërsa Koreja e Jugut jo.
Featured image of article: Testim dhe vetëm testim! Shënoi rastet e para në të njëjtën kohë me SHBA-të dhe Britaninë, si i “mbijetoi” Koreja e Jugut koronavirusit Foto ilustruese
Përditësuar:

KORE E JUGUT– Nga shifrat e bëra publike Koreja e Jugut ka shënuar çdo ditë më pak se 100 raste kur Mbretëria e Bashkuar po raporton rreth 4,000 raste të reja në ditë, ndërsa SHBA është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të të infektuarve, pasi atje rregjistrohen rreth 30,000 të prekur brenda 24 orëve.

Por ndërsa numri i të prekurve dhe viktimave në Korenë e Jugut ka rënë, në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar ato janë rritur vërtet shumë duke shënuar numra ‘rekord’.

Ende nuk dihet nëse rritja eksponenciale në SHBA ka ndalur apo jo, ose nëse shifrat ditore do të ulen nën 30,000 raste të reja në ditë. Megjithatë, historia e madhe e suksesit është Koreja e Jugut, dhe ne e dimë se si e arritën deri këtu. Ata testuan.

Më 31 Dhjetor 2019, zyrtarët kinezë njoftuan Organizatën Botërore të Shëndetit se ata kishin identifikuar një pneumoni të panjohur, dhe më 10 janar, me shpejtësi mbresëlënëse, profesori Yong-Zhen Zhang nga Universiteti Fudan, Shanghai, publikoi sekuencën e ARN-së së virusit. Dhe deri më 10 shkurt Koreja raportoi mbi 2,776 personat e parë të testuar për Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot Koreja e Jugut ka vetëm 200 viktima dhe 10,384 të infektuar në total nga Covid-19.

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al

Shto Koment