Sport

Shënoi dje gol, futbollisti i Kombëtares bëhet pjesë e filmit të Bes Kallakut

Aktori i humorit Bes Kallaku ka treguar se pjesë e filmit të tij do të jetë edhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi.
Featured image of article: Shënoi dje gol, futbollisti i Kombëtares bëhet pjesë e filmit të Bes Kallakut Sokol Cikalleshi dhe Bes Kallaku

TIRANË- Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi do të jetë një prej aktorëve të filmit “Falco” të Bes Kallakut.

Ka qënë aktori i humorit Besi, ai ka ka treguar detaje lidhur me pjesëmarrjen e Cikalleshit në filmin e tij.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën ishte improvizuar skena kur Cikalleshi firmos kontratën me Besin, që luan rolin e presidentit të klubit të Laçit.

Postimi i Bes Kallakut

“Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”, ka shkruar Besi në përshkrimin e fotove për të shpjeguar gjithçka.

Pas një periudhe të mirë që po kalon në futboll, mesa duket Cikalleshi ka vendosur që të provojë veten edhe në fushën e aktrimit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment