
LONDËR– Një nxënës 13-vjeçar, është bërë viktima më e re e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Mësohet se ai nuk kishte probleme shëndetësore, ndërkohë bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë në spitalin Kings College, mëngjesin e ditës se djeshme, pasi ishte vendosur në koma.
Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, fatkeqësisht ka vdekur pa pasur asnjë anëtar të familjes, pasi nuk u lejuan të futeshin brenda për shkak se rrezikoheshin te infektoheshin me kornavirus.
Një anëtar i familjes ka bërë me dije se disa javë më parë kishte humbur jetën nga kanceri dhe kryefamiljari, ndërsa për Ismailin thanë se simptomat e para ishin problemet me frymëmarrjen.
“Ai u vendos në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome të shkaktuar, por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes. Për njohuritë tona ai nuk kishte kushte themelore shëndetësore. Ne jemi përtej shkatërruar“.- ka thënë familjari.
Burimi: Mirror
(A.K. Dosja.al)