Bota

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Armeni

Ndërkohë Armenia ka regjistruar 290 raste të infektuar me koronavirus, numri më i lartë midis vendeve në rajonin e Kaukazit të Jugut.
Featured image of article: Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Armeni Foto nga spitali Infektiv
Përditësuar:

ARMENI-Në Armeni është shënuar viktima e pare nga Covid-19 dhe bëhet fjalë për një 72 vjeçar. Këtë e ka bërë me dije zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka thënë se i moshuari ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ndërkohë Armenia ka regjistruar 290 raste të infektuar me koronavirus, numri më i lartë midis vendeve në rajonin e Kaukazit të Jugut.

Pandemia globale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: physiciansweekly

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment