Rajoni

Shënohet viktima e parë nga ethet e minjve, humb jetën 21-vjeçari në Kosovë

21-vjeçari nga komuna e Junikut, Fluturim Gaxherri, konsiderohet viktima e parë që ka vdekur nga sëmundja e etheve të minjve.
Featured image of article: Shënohet viktima e parë nga ethet e minjve, humb jetën 21-vjeçari në Kosovë Fluturim Gaxherri

KOSOVË- Gaxherri, afër një muaj me parë kishte marrë sëmundjen e etheve të minjve, si pasojë e konsumimit të ushqim i cili ishte infektuar nga minjtë.

21-vjeçari fillimisht kishte vetëm temperaturë ndërsa me vonë ishte përkeqësuar gjendja dhe ishte shtruar në QKUK, ku kishte rënë dhe në koma. Ku pothuajse gjatë muajit korrik nuk kishte asnjë përmirësim, ndërsa mbrëmë është bërë i ditur lajmi i hidhur nga familjarët për vdekjen e tij.

Vlen të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë.

Ky institut kishte treguar përmes Facebook-ut për një rast që ishte gjendje të rëndë.

Marrë nga Ekspress

Shto Koment