Aktualitet

Shënohet viktima e parë në Shkodër nga Covid-19, vdes 80-vjeçarja që ishte shtruar sot

E moshuara shënon vitkimën e 20 në vendin tonë, për shkak të Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit, bashkë me viktimën e Shkodrës, kanë ndërruar jetë 3 persona. Mbrëmjen e sotme, Minsitria e Shëndetësisë bëri me dijë se një 84-vjeIare kishte ndërruar jetë tek Infektivi, për shkak të një infarkti. Ndërsa paraditen e sotme, vdqi një 67-vjeçar.
Featured image of article: Shënohet viktima e parë në Shkodër nga Covid-19, vdes 80-vjeçarja që ishte shtruar sot Urgjenca e Infektivit
Përditësuar:

SHKODËR- Një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të koornavirusit, duke shënuar kështu viktimën e parë të kësaj epidemie në këtë qytet. Mësohet se 80-vjeçarja ishte shtruar ditën e sotme në spitalin e Shkodrës, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore të rënduar. 80-vjeçarja nuk u transportua dot për në Tiranë, pasi gjatë gjithë kohës ishte mbajtur me oksigjen dhe vuante nga zemra, tensioni e diabeti.

E moshuara shënon vitkimën e 20 në vendin tonë, për shkak të Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit, bashkë me viktimën e Shkodrës, kanë ndërruar jetë 3 persona. Mbrëmjen e sotme, Minsitria e Shëndetësisë bëri me dijë se një 84-vjeIare kishte ndërruar jetë tek Infektivi, për shkak të një infarkti. Ndërsa paraditen e sotme, vdqi një 67-vjeçar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Gjithashtu edhe doktor ‘Luli’, Dhimitër Kraja ka mundur virusin dhe sot është futur në shtëpinë e tij ku do të vetëkarantinohet për 14 ditë. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment