Aktualitet

Shënohet sot 110-vjetori i lindjes së të madhes Nënë Terezë, arriti të fitonte edhe çmimin “Nobel për Paqe”

Gruaja e shenjtë që arriti të fitonte edhe çmimin “Nobel për Paqe” lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza në vitin 1979 u shpërblye me çmimin Nobel për Paqen ndërsa në 19 Tetor 2003 ajo u shenjtërua nga Vatikani.
Featured image of article: Shënohet sot 110-vjetori i lindjes së të madhes Nënë Terezë, arriti të fitonte edhe çmimin “Nobel për Paqe” Nënë Tereza

TIRANË- Sot shënohet 110-vjetori i vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Ajo është një nga personalitetet më të njohura shqiptare në të gjithë botën dhe vazhdon të mbetet edhe ambasadorja më e mirë e shqiptarëve.

Ajo është gruaja e shenjtë që arriti të fitonte edhe çmimin “Nobel për Paqe” dhe lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza në vitin 1979 u shpërblye me çmimin Nobel për Paqen ndërsa në 19 Tetor 2003 ajo u shenjtërua nga Vatikani. Nënë Tereza e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Kalkuta të Indisë duke ju dedikuar tërësisht çështjes së bamirësisë dhe duke u kujdesur për njerëzit e varfër e të sëmurë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, do të shprehej Nënë Tereza. Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 Shtator 1997 në Kalkuta të Indisë.

D.K/Dosja.al 

Shto Koment