Aktualitet

Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19/ Humb jetën një 60-vjeçar nga Tepelena, prej 5 ditësh merrte mjekim tek Infektivi

Mësohet se viktima është një 60-vjeçar nga Tepelena, i cili ishte me profesion taksist. Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Featured image of article: Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19/ Humb jetën një 60-vjeçar nga Tepelena, prej 5 ditësh merrte mjekim tek Infektivi Foto ilustruese

TIRANË– Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19. Mësohet se në spitalin Infektiv ka humbur jetën një 60-vjeçar nga Tepelena. 60-vjeçari me profesion taksist ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, 5 ditë pasi ishte shtruar në këtë spital. Ndërkohë, 60-vjeçari kishte 10 ditë që kishte simptoma të virusit.  Nuk dihet nëse ai ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Sakaq, në Shqipëri, çdo ditë e më shumë rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar edhe 154 raste të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në total janë shënuar 213 viktima dhe aktualisht janë të infektuar 3142 persona. Sakaq, ISHP bën thirrje që qytetarët të zbatojnë rregullat e COVID-19, si mbajtja e maskës dhe distancimi social.

J.V/Dosja.al

Shto Koment