Rajoni

Shënohen dy viktima në Maqedoninë e Veriut, 9 të vdekur dhe 329 të infektuar nga COVID-19

Të paktën 44 persona janë shënuar ditën e sotme me koronavirus në Maqedoninë e Veriut duke e çuar numrin total të të sëmurëve në 329. Ndërsa janë rregjistruar edhe dy viktima nëorët e fundit, ku të vdekur në rang kombëtar tanimë numërohen 9 persona.
Featured image of article: Shënohen dy viktima në Maqedoninë e Veriut, 9 të vdekur dhe 329 të infektuar nga COVID-19 Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT– Në  Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarëve nga koronavirusi rritet dita ditës.  Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka bërë me dije se sot janë konfirmuar edhe 44 raste të reja të pacientëve me koronavirus, duke e çuar në 329 numrin total të të sëmurëve.

Por ndër të tjera ai ka dhënë edhe lajmin e hidhur gjatë orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të reja, duke e çuar në 9 numrin e të vdekurve nga  koornavirusi.

Harta e përhapjes së koronavirusit është përhapur shumë në territorin maqëdonas, ku  vetëm në shkup janë rregjistruar  176 të infektuar, në Dibër 47,  edhe në Kumanovë 47,

Shtip: 15 të infektuar

Tetovë:  8 të infektuar

Prilep:  10 të infektuar

Strugë:  7 të infektuar

Veles:  6 të infektuar

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manastir : 4  të infektuar

Ohër :  3 të infektuar

Kavadar : 2 të infektuar

Gostivar :  1 i infektuar

Kriva Pallankë: 1 i infektuar

Strumicë : 1  i infektuar

Gjevgjeli : 1  i infektuar.

A.C/Dosja.al

Shto Koment