Politike

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Basha reflekton: Duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë

  • Shenjtërimi i Nënë Teresës, Rama publikon PAMJET e RRALLA, ndan edhe shprehjet e saj
  • Kryedemokrati Lulzim Basha shton se dita e shenjtërimit të saj duhet të shërbejë si reflektim për gjendjen ku ndodhet vendi.
    Featured image of article: Shenjtërimi i Nënë Terezës, Basha reflekton: Duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë Lulzim Basha, kreu i PD

    TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke ndarë me ndjekësit e tij edhe një shprehje të saj. Me anë të një statusi në Facebook, Basha ka ndarë pamje nga puna e shenjtores, duke e cilësuar si simbol të dashurisë.

    Më tej, kryedemokrati shton se dita e shenjtërimit të saj duhet të shërbejë si reflektim për gjendjen ku ndodhet vendi.

    Është mbi të gjitha një ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë që sot gjenden mes vështirësive dhe pamundësive. Edhe ata që s’mund të bëjnë dot gjëra të mëdha, mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Kjo thënie e Nënë Terezës le të jetë frymëzim për të nisur së bashku ndryshimin, për të ndërtuar një jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë, me më shumë përkujdesje për të pamundurit, me mundësi për punë e jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë, për ditë më të mira për popullin dhe vendin tonë,”-shkruan Basha.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më herët, ditën e shenjtërimit të Nënë Teresës e ka përkujtuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu ka shpërndarë disa shprehje të saj.

    5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment