Politike

Shenjtërimi i Nënë Teresës, Rama publikon PAMJET e RRALLA, ndan edhe shprehjet e saj: Varfëria më e tmerrshme është vetmia…

  • Basha reflekton: Duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë
  • Në pamjet e publikuara prej kreut të qeverisë, janë shoqëruar me shprehje të saj, të cilat janë rrënjosur në kujtesën e gjithësecilit.
    Featured image of article: Shenjtërimi i Nënë Teresës, Rama publikon PAMJET e RRALLA, ndan edhe shprehjet e saj: Varfëria më e tmerrshme është vetmia… Nënë Teresa

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me disa pamje të rralla të Shënjtores me origjinë shqiptare Nënë Tereza. Në ditën e Shenjtërimit të saj, Rama shkruan se të gjithëve iu uron një fundjavë të paqtë. 

    Në pamjet e publikuara prej kreut të qeverisë, janë shoqëruar me shprehje të saj, të cilat janë rrënjosur në kujtesën e gjithësecilit.

    “Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe. Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndenja e të qenit pa dashuri. Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie. Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit. Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjnë por sa shumë dashuri vendosim në të,”-janë disa prej shprehjeve të përdorura.

    POSTIMI I PLOTË:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment