Aktualitet

Shënjestra ishte djali/ Zbardhen PISTAT për tritolin që u shpërthye një natë më parë në Shkodër, i biri i pronares së lokalit vetëm pak muaj më parë plagosi dy persona

Para tre muajsh ai ka plagosur dy persona me thikë duke i lënë ato me dëme të mëdha. I riu u arrestua por brenda pak ditësh u la i lirë. Shpërthimi i tritolit një natë më parë, mendohet të ketë pasur pikërisht hakmarrjen si sfond dhe nuk ka pasur aspak lidhje me vetë 46-vjeçaren.
Featured image of article: Shënjestra ishte djali/ Zbardhen PISTAT për tritolin që u shpërthye një natë më parë në Shkodër, i biri i pronares së lokalit vetëm pak muaj më parë plagosi dy persona Hana Fojleta

SHKODËR– Shënjestra e tritolit të vendosur një natë më parë në lokalin në Shkodër, mund të ketë qenë djali i pronares së lokalit, Hana Foleta, Aleksandri. Mësohet se Aleksandër Fojleta, djali i pronares së loaklit është një persona me precedent penalë.

Para tre muajsh ai ka plagosur dy persona me thikë duke i lënë ato me dëme të mëdha. I riu u arrestua por brenda pak ditësh u la i lirë. Shpërthimi i tritolit një natë më parë, mendohet të ketë pasur pikërisht hakmarrjen si sfond dhe nuk ka pasur aspak lidhje me vetë 46-vjeçaren.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, hetimi vijon. Problem është fakti që lokali ku shpërtheu tritoli nuk kishte kamera sigurie. Ngjarja ndodhi një natë më parë, rreth orës 21:00, ndërsa deri më tani janë shoqëruar gjashtë persona.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment