Politike

Shenjë proteste për mbylljen/ Nxënësit italianë marrin librat dhe ulet jashtë shkollave. Si nisi IDEJA 

FOTO
Sipas mediave të huaja, lëvizja nisi fillimisht me 12-vjeçaren Anita Iacovelli në Torino, e cila thotë se kërkon të përhapë mesazhin se shkollat janë të sigurta.
Featured image of article: Shenjë proteste për mbylljen/ Nxënësit italianë marrin librat dhe ulet jashtë shkollave. Si nisi IDEJA 

ITALI- Nxënësit në Itali kanë nisur të zhvillojnë mësimin në oberret e shkollave si shenjë proteste, duke qenë se tashmë shkollat janë mbyllur si një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, lëvizja nisi fillimisht me 12-vjeçaren Anita Iacovelli në Torino, e cila thotë se kërkon të përhapë mesazhin se shkollat janë të sigurta.

Temperaturat kanë rënë ditët e fundit në qytetin e Italisë së veriut Torino, por kjo nuk e ka ndaluar 12-vjeçaren të vijojë protestën e saj kundër mbylljes së shkollave.

Femijet ne Itali

Çdo ditë që prej 6 nëntorit, kur u mbyllën të gjitha shkollat në rajonin e Piedmont prej infektimeve të koronavirusit, 12-vjeçarja me kapele, doreza dhe maskë, është ulur jashtë shkollës së saj Italo Calvino duke vazhduar mësimin në distancë me një kompjuter tabletë, teksa prapa ka një mbishkrim ku thuhet “Të mësosh në shkollë, është e drejta jonë”.

Por Anita nuk ngeli vetwm pasi shumw shpejt asaj iu bashkuan shoqja e saj Lisa Rogliatti dhe të tjerë nga klasa, para se lëvizja të fitonte vrull në të gjithë Italinë.

Femijet ne Itali

Në fillim kur ata njoftuan se do të mbylleshin shkollat ne ishin të lumtur pasi po afronin provimet dhe menduam se do të shpëtonim, por situata u bë shumë e rëndë dhe nuk duronim dot”, thotë Anita

Shkollat u hapën në shtator në Itali, por vetëm pas disa javësh ato u rikthyen ‘online’, prej valës së dytë të koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë nuk kisha frikë të kthehesha në shkollë, ishte shumë bukur të shikoje shokët, edhe pse për një kohë të shkurtër. Kur mëson kështu ka shumë probleme, ndalon lidhja e internetit dhe duhet të përsërisësh detyrën. Por ky nuk është i vetmi problem, disa nuk kanë fare internet, nuk kanë hapësirë për të mësuar apo prindërit nuk mund t’i mbështesin” shton Anita.

Femijet ne Itali

Protesta e saj tërhoqi vëmendjen e ministres së arsimit Lucia Azzolina, e cila foli me Anitën dhe tha se do të punojë për të hapur shkollat “sa më parë të jetë e mundur”.

Nëna e saj Christiana Perrone e ka shoqëruar të bijën në protestë. Anita, lënda e preferuar e të cilës është matematika, thotë se nuk e di çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, por kerkon të bëjë diçka që të ndihmojë shkollat.

“Unë dua të bëj diçka që t’i japë shkollave rëndësinë që ato duhet të kenë”, thotë ajo.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment