LIVE UPDATES
Editorial

Shenja e palexuar kineze

20 Gusht 2020, 08:48 Nga DOSJA
Shenja e palexuar kineze

Në analogji me futbollistin që kërkon të hyjë në lojë, Shqipëria e mori kryesimin e OSBE-së dhe po e kalon lojën duke ikur nga topi

1.Presidenti amerikan Kennedy citohet të ketë thënë se fjala kineze për krizë përbëhet prej dy shenjave, njëra rrezik e tjetra shans. Ky shpjegim kështu hyri pastaj në shumë fjalime e shkrime deri në ditët e sotme, si ajo puna e ‘mos pyet çka mund të bëjë atdheu për ty…’.

Doli që të mos jetë krejtësisht e vërtetë, sipas gjuhëtarëve, sepse në fakt njëra shenjë ishte me të vërtetë rrezik, kurse tjetra ‘pikë kthese’, e jo drejtpërsëdrejti ‘shans’.

Tej tëhollimit, besoj se hyn në punë edhe në formulimin e vet të saktë gjuhësor, pra se kriza ka rreziqet e veta me efektet dëmtuese dhe njëkohësisht sido të tejkalohet paraqet pikë kthese.

Shqipëria prej vitit 2020 është kryesuesja në detyrë e një organizate, OSBE, e cila ka pothuajse përshkrim të vetin fjalën kineze; pra, si të merret me kriza dhe rreziqet e tyre në kontinentin evropian dhe njëkohësisht si të krijojë mundësi që nga këto kriza të krijohet një pikë kthese.

Kur e mori kryesimin, Shqipëria trashëgoi njërën prej krizave më të mëdha evropiane, de facto okupimin e një pjese të Ukrainës nga ana e Rusisë. Nuk besoj të ketë pasur iluzione, qoftë në Tiranë, qoftë gjetiu, se Shqipëria si kryesuese e radhës do të ndërmjetësonte konfliktin dhe do të gjente rrugë pajtimi mes Ukrainës e Rusisë. Në politikë të jashtme – e besa edhe në të brendshme – Rusia njeh formulimin ‘raporti i forcave’ si raport i forcave fizike, sikur në pyetjen e famshme që bëri Stalini për të diskutuar forcën e Papës në botë: ‘Sa divizione tankesh ka në dispozicion?’. Nga ky këndvështrim, roli eventual historik i Shqipërisë në krizën e Ukrainës është i vlefshëm vetëm për barcoleta.

2.Megjithatë, pa marrë parasysh forcën e shtetit, kryesuesi i radhës i OSBE-së bën atë që bëri parapraku dhe në masë të madhe atë që do të bëjë i ardhshmi, e kjo është t’i mbajë të gjalla konceptet e misioneve paqeruajtëse – a parandaluese të konfliktit, sido të quhen – derisa të gjendet pjesa e dytë e ekuacionit kinez, derisa të gjendet pika e kthesës. Dhe, këtë vit kryeministri Rama e filloi duke vizituar Ukrainën Lindore, duke lëvduar si arritje të madhe rinovimin e urës te Stanica Luhanska, një vend deri dje i harruar nga Zoti, e me gjasa të vogla që të kthehet në kujtimin e Tij.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, kryeministri i Shqipërisë, në rolin e kryesuesit të radhës së OSBE-së, duhej ta gjente veten duke u konsultuar me kryeministra e diplomatë evropianë, përfshirë rusët, dhe të ishte i pranishëm fizikisht në një vend i cili njihet shumë më tepër se ajo urë e harruar e Ukrainës Lindore dhe ku prania e tij mund të kishte efekt. Duhej të ishte në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, ku prej dhjetë ditësh po ndodhë shthurja e një autokracie, pas zgjedhjeve presidenciale që për shumicën demonstruese të popullatës konsiderohen jolegjitime. Pas një deklarate formale për shtyp të lëshuar më 10 gusht, ku kërkohej respektimi i standardeve të OSBE-së për zgjedhje, kryesuesi në detyrë i OSBE-së duhej të udhëtonte në Minsk për të trajtuar një ngjarje të përsëritur, pra një palë zgjedhjesh që nuk kanë legalitet apo legjitimitet, e që kontestohen nëpërmjet demonstratave popullore.

Në tridhjetë vjetët e fundit ka qenë lista e gjatë e ngjarjeve të ngjashme dhe ndër reagimet e para, paralajmërues të brengës ndërkombëtare, ka qenë e ashtuquajtura Trojka, Treshja e OSBE-së e përbërë nga kryesuesi në detyrë, ai i mëparshmi dhe i ardhmi. Në Minsk, pra, gjatë kësaj jave do të duhej të ishin kryeministri i Shqipërisë (a ministri i jashtëm, si zakonisht) dhe homologët e Sllovakisë dhe Suedisë.

Misioni i tyre do të duhej të ishte që nëpërmjet të përkrahjes të të drejtave fundamentale, përfshirë edhe ato të protestës, të krijojnë mundësinë që kjo krizë e Bjellorusisë të shndërrohej në pikë kthese për demokraci. Pra, që nëpërmjet një marrëveshjeje mes pushtetit dhe opozitës, të ndihmuar nga treshja e OSBE-së, anëtare e së cilës është edhe Bjellorusia, të krijohet një rrugëdalje paqësore e demokratike.

Në vend të një iniciative të këtillë politike, Shqipëria u vetëmjaftua me një deklaratë shtypi, të asaj tipike, ‘jemi të brengosur’, ‘respektoni të drejtat e njeriut dhe standardet e OSBE-së’, e kështu me radhë.

3.Kriza bjelloruse do ta gjejë rrugën e zgjidhjes dhe në fund, kur të bëhet vlerësimi i sjelljes së akterëve ndërkombëtarë, mund të ngjajë që të shënohet mungesa e veprimeve të Shqipërisë. Vendi ka të ngjarë të mbahet mend sikur lojtari i futbollit që e lut trajnerin ta fusë në lojë, por kur më në fund i përmbushet dëshira ai e kalon lojën duke ikur nga topi. Shqipëria fitoi jashtëzakonisht shumë në fushën diplomatike me suksesin e arritur që të marrë përkrahjen e vendeve të mëdha e të vogla për ta marrë kryesimin njëvjeçar të OSBE-së. Tash ka gjasa që ta meritojë zhgënjimin e një komuniteti të gjerë shtetesh të mëdha e të vogla që vunë në sprovë pozitive një Shqipëri që atëbotë projektonte vetëbesim, kreativitet dhe humbje të kompleksit të inferioritetit.

Kjo është njëra anë e efektit negativ që do të pësojë vendi. Ana tjetër është pyetja e thjeshtë të përsesë së ‘ikjes nga topi’. Dhe ja tri përgjigje të thjeshta. Një, kryesimi i OSBE-së nxjerr natyrshëm në pah diplomacinë e një vendi e Shqipëria mbeti pa ministër të jashtëm para se ta merrte kryesimin dhe ende nuk e ka gjetur atë. Dy, Shqipëria edhe vetë ka kriza, madje ciklike, rreth zgjedhjeve dhe gjendet në një të këtillë edhe sot. Është vështirë të shkosh e të predikosh për zgjedhje legjitime në Bjellorusi, ndërsa vetë vendi kushtëzohet nga Gjermania dhe partnerët e tjerë evropianë për t’i mbajtur ato. Dhe tre, Shqipëria nuk ka arritur të krijojë një kohezion funksional mes pushtetit e opozitës. Është vështirë të shkosh në Minsk, apo madje edhe në Prishtinë, e të thuash se si të gjitha forcat politike duhet të bashkohen rreth disa parimeve për të mirën e shtetit, por këtë nuk mund ta bësh brenda Shqipërisë.

Thjesht, është tashmë postulat se politika e jashtme e vendit nuk mund të jetë e shkëputur prej asaj të brendshme. Nuk ekzistojnë dy Shqipëri, njëra për konsum të jashtëm e tjetra për atë të brendshëm.

4.Është mëkat humbja e rastit për avancimin e namit të vendit. Në OSBE kjo bëhet me shfrytëzimin e fjalës kineze për krizë, të asaj që përmban në njërën anë vështirësitë dhe në anën tjetër pikën e kthesës për dalje nga këto vështirësi.

Ndoshta, çuditërisht, ky shans që po humbet shtyn që Shqipëria të kuptojë se ka nevojë për pikën e vet të kthesës.

Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 19 Gusht 2020, 16:32

Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol

Engjëjt nuk përcillen kështu. Jo në kuti kartoni, jo në kosha plehrash. Gjtihë bota I përcjell me arkivolë të bardhë. Unë nuk e di pse, por një ide siçdo...

Editorial 14 Gusht 2020, 16:14

Nordstream 2: Siguria energjetike dhe gjeopolitika

Së fundi janë tre senatorë të njohur amerikanë, midis tyre ish-kandidati republikan për president të SHBA (2016) nga Teksasi, Ted Cruz, që kërcënojnë me sanksio...

Editorial 14 Gusht 2020, 09:33

Ligji për mbrojtjen e vlerave të paqes

KOSOVË- Në vend të një rrëfimi distopik, UÇK-ja dhe të gjithë ne duhet të kthehemi te rrëfimi që na përbashkoiPashë draftligjin për mbrojtjen e vler...

Editorial 12 Gusht 2020, 12:00

Rodeni shqiptar

TIRANË- Kur mora vesh lajmin se skulptori Arben Bajo ndërroi jetë, diçka brenda meje u shemb. Kisha komunikuar me të pak kohë më parë dhe ishte plot...

Editorial 11 Gusht 2020, 17:53

Ky është terrorizëm, jo kanosje

Nëse nuk do ta kisha parë nga kamerat e hotelit, ngjarjen e Pogradecit, çdo dëshmitari okular do ti thosha gënjeshtar. Shkaku është I thjeshtë. Në këtë v...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni