KRYESORET
Insights

SHËNIM: Spektakli i familjes Vera-Alketa, merr çmim si festivali mediokër i historisë, nga qokat tek sherri për vendin e pa

23 Dhjetor 2019, 17:44 Nga DOSJA
SHËNIM: Spektakli i familjes Vera-Alketa, merr çmim si festivali

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme, e gjithë Shqipëria i kishte sytë tek Festivali i 58-të i RTSH-së, i cili zgjodhi edhe përfaqësuesen e vendit në Eurovizion për këtë vit, Arilena Ara. Në 12 këngë finaliste, fitorja e Arilenës ishte e shumë e kontestuar, duke marrë parasysh edhe pikët e jurisë së huaj, e cila kishte vlerësuar me pikët maksimale Elvana Gjatën me këngën “Me tana”.

Ne të Dosja.al, e ndoqëm që prej momentit të parë kur polemikat për festivalin u ndezën nga akuzat e kompozitores Diana Ziu, e cila hodhi e para në media tezën se fituesja ishte paracaktuar, dhe ajo do të ishte Elvana Gjata. E ndoqëm festivalin në të trija netët, dhe për hir të së vërtetës, nëse nuk do të shihnim mediokritetin që pamë, as nuk do të harxhonim kohën tonë për të lënë këtë shënim modest…

Elvana, një ish-studente regjizure e denjë për Oscar

 

 

“Vjen tani mister Bjork”-thotë Alketa moderatorja Alketa Vejsiu dhe në skenë ngjitet producenti i Eurovizionit që do të zhvillohet në Suedi. Me letrën e rezultateve në dorë ‘mister Bjork’ lexon me radhë emrat e 3 vendeve të para. Pasi lexon emrin e Sara Bajraktarit, emri i radhës është ai i Elvana Gjatës.

Me një gëzim të denje për Oscar që as Leo Di Caprio nuk e ka dhënë dot kur ka humbur nominimet për Oscar njëri pas tjetrit, Elvana përqafon fort-fort suedezin dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë përulet para publikut. Kjo tregon se edhe pse ka mbaruar për regjizurë, Elvana është talent edhe në aktrim. I paska vlejtur jo pak eksperienca në ‘2 gisht mjaltë’, thoni ç’të doni ju!

Kodi i fituesit

 

 

Kur themi nominim për Oscar, nuk është se bazohemi në përshtypjet tona personale. Faktin që Arilena një vajzë e re jo më shumë se 21-vjeçare fitoi vendin e parë, Elvana nuk e ka pritur mirë. E mërzitur sa më s’ka, jo vetëm që nuk e uroi kolegen për fitoren (e merituar ose jo) dhe u mbyll në dhomën e saj të zhveshjes. E ‘plagosur’ shumë keq në sedër, Elvana theu kodin e pashkruar moral të humbësit, që uron gjithnjë fituesin në një garë “fair-play”. Ajo e shmangu Arilenën dhe nuk denjoi ta uronte as për sy e faqe. E dimë të gjithë që edhe në një ndeshje futbolli, humbësit takojnë, duartrokasin dhe përgëzojnë fituesit. Jo se kanë ndonjë qejf të madh por është rregulli i pashkruar i ‘fair play-t’. E megjithatë, Elvana sedër-prekur i vuri shkelmin.

Timo Flloko dhe qoka familjare

 

 

Tani i lëmë pak pas këngët dhe fituesin e festivalit dhe fokusohemi tek skenari i festivalit. Trupa e ‘Albi Nako Dance’ shprehu gjithë talentin duke kërcyer një nga poezitë e recituara nga Timo Flloko. Timo Flloko, bashkëshorti i regjizores së festivalit, Vera Grabockës. Për atë Timo po flasim. E gjithë trupa kërceu dhe interpretoi poezinë e shkruar nga Fan Noli- Anës lumenjve dhe që u recitua ngë aktori në filmin ‘Lulëkuqe mbi mure’. Do ishim cinikë po mos të pranonim që Timo është një nga korifenjtë e skenës shqiptare, por si ai kemi edhe shumë legjenda të tjera të gjallë. Mjaft të përmendim Robert Ndrenikën, Margarita Xhepën, Tinka Kurtin e kështu mund të vazhdojmë me radhë. Pse Timo? A ishte vërtetë aq e nevojshme që të bëhej një qokë nga Vera për bashkëshortin e saj?

Ylli i mbrëmjes

 

 

Mbetemi sërish tek skenari i festivalit dhe ‘shkëlqimi’ i Alketa Vejsiut. Nga t’ja nisim veçse? Nëse Alketa do të mbahet mend për diçka është ndërrimi i fustaneve. Me një shpejtësi që i lë targën edhe Usain Bolt, Alketa ndryshoi vetëm për natën finale 8 fustane. Po, po. 8 fustane!

Duke marrë parasysh edhe dy netët e para, Alketa çoç kishte dëgjuar lart e poshtë shakatë dhe talljet në rrjet për ndërrimin e saj të veshjeve. Kështu që përveshi vetë mëngët dhe sqaroi mirë e mirë gjithë vorbullën.

“Ta sqarojmë pak mirë se na masakron pastaj gijotina dixhitale!”.

Një pronare e një mediaje dixhitale të shprehet kështu për median. Lëre pozicionin prej më shumë se 20 vitesh në skenë por a mund ta thotë diçka të tillë pronarja e një mediaje?

Nejse se nuk presim shumë se vetëm pak javë më parë, mediat e saj e kulluar dixhitale shpërndau një fake-news duke i paralajmëruar qytetarët e Durrësit që të largohen menjëherë se mund të ndoshte një cunami. Nuk u prangos, nuk u procedua por thjesht fshiu fët e fët lajmin që terrorizoi gjithë dynjanë. Ndërsa kolegët e saj që bënë të njëjtën gjë si ajo janë ende në kërkim. Ka barazi këtu? Nëse jo, ne nuk e themi dot pse. Nuk që nuk po i biem dot në të. Megjithatë ajo merr guximin e i quan portalet gijotina dixhitale. Po ajo juaja ç’është?

Guximtarja

 

 

Megjithatë Alketa duhet përgëzuar për guximin e madh që tregoi dhe jo çdo kush do e bënte. Në morinë e këngëve që këngoi vetë për kënaqësinë e saj personale, Alketa guxoi që të tentonte edhe të madhen Nexhmie Pagarushën. Nuk e mohojmë dot, se si thotë ajo shprehja jepi Çezarit atë që është e Çezarit, Alketa nuk është pa zë. Ka veshë për muzikë dhe këtë e ka vërtetuar, të gjithë e kujtojmë këngën e saj me Miriam Canin, e cila më kohën e saj bënte namin (apo jeni shumë te vegjël për ta mbajtur mend). Pavarësisht se ajo ka zë më të mirë se vetë burri i Nora Istrefit, i cili garoi (edhe me shumë guxim) në festivalin e saj, përzgjedhja ishte gabim.

 

 

Nexhmija është nivel jashtëtokësor. Na vjen keq Alketa por edhe këtu dështove. Aq shumë këngë këndoi saqë për pak menduam se juria do të zgjidhte atë. E dashur Festivali, që paguhet me taksat e çdo shqiptari, ka si funksion që populli të dëgjojë mirë e mirë konkurrentët nëse dëshiron me patjetër të këndosh përdor kohën televizive të emisionit tënd. Nëse nuk mundesh as aty, ka gjithmonë një opsion reserve, siç thotë edhe profesor Olti Curri: përdor dushin.

Përkthimi

 

 

Pasi prezantoi me shumë dashuri këngëtaren italiane Giusy Ferrero, ajo dhe Alketa vazhduan të flisnin bashkë gjatë e gjerë duke harruar publikun. ‘S’ka nevojë për përkthim, se gjithë shqiptarët dinë italisht,’-tha Vejsiu. Dikush duhet ta update-ojë se sipas shifrave shqiptarët tanimë studiojnë gjermanisht për të ikur nga Shqipëria, por përveç kësaj nuk mund t’ja heqësh mundësinë atyre “të pakulturuave” që nuk i ra për pjesë që të mësonin italisht. Nuk arriti as në nivelin e Ardi Daullxhiut. I varfri më i famshëm në Shqipëri, sa herë që këndonte dua-n e tij në emisionin e Çanit, e përkthente edhe në shqip pavarëisht se shumica e shqiptarëve janë myslimanë. Ai dëshironte që ta kuptonin edhe ata që nuk ishin aq të kulturuar sa ai në fenë islame. As tek Ardi nuk vajte Alketë!

Ëndërr për karrige

 

 

Rikthemi pak tek ‘mister Bjork’, e mbani mend apo jo? E siç thotë ajo fjala e urtë shqiptare: hekuri rrihet sa është i nxehtë. Edhe Alketa ashtu bëri!!! Meqë ‘mister Bjork’, emrin e të cilit nuk e morëm kurrë vesh se askush nuk denjoi që të na e thotë, është producenti i Eurovizionit të ardhshëm. Meqë i erdhi ‘zogu në dorë’ Alketa ia tha një fjalë për veten, se… le të vejë kur të vejë.

“Dëgjova se do të jeni producenti i Eurovizionit të ardhshëm. Konsideromë! Se e dua të jem prezantesja. E kam ëndërr.”

Por nuk vajti në veshin e duhur lutja, me shumë qetësi ‘mister Bjork’ ia ktheu bukur duke i thënë që kur ta fitojë Shqipëria Eurovizionin dhe festivali të zhvillohet në Shqipëri, le të prezantojë ajo. E këtu Alketa, nuk la pa thënë se kjo ishte ëndrra e saj… ou vërtet?! Prandaj u bëkërka festivali ynë kombëtar për realizime ëndrrash?

Skenat patetike

Nëse ka një çmim që ky festival e merr në rang botëror, do të ishte ai për Festivalin më patetik në botë. E nisi Alketa me emocionet e mëdha, a thua se po prezantonte Lojërat Olimpike, me ndjenjat e forta, që veç saj nuk i ndjeu kurrkush nga shtëpia, e vijoi Elvana. Këngëtarja, e cilësuar si më e mira e muzikës shqiptare, njësoj si një teenager në ‘High School musical’, sapo përfundoi performancën u përlot ngaqë publiku e thirri për të dytën herë në skenë…

E vazhdoi më pas Alketa me skenat e saj emotive, e mbylli Jonida Maliqi.

 

 

Fjalimi klishe i Jonida Maliqit që cicëroi si “Siri” (aplikacioni robot i Apple), do të mbahet mend gjatë. “Unë jam Jonida Maliqi, unë këndova për 3 milionë banorë, prezantova 20 milionë dhe më dëgjoi një audiencë prej 180 milionë banorësh).

Dakord Jonida, më shumë u dëgjua videoja e gafës në anglisht sesa ajo e performancës në Eurosong.

Përfundimi…garë e ndershme apo e pandershme?

 

 

Ajo që shumë njerëz kuptojnë tashmë është se si gjithnjë në Shqipëri nuk mund të ketë një garë të ndershme… është për të ardhur keq, që këngëtarja jonë më e mirë, Elvana Gjata, u cilësua nga shumë muzikdashës si ‘ambasadore e tallavasë’.

Nga ana tjetër, është për të ardhur edhe më keq, që produksioni Grabocka-Vejsiu e përdori Elvanën për të marrë gjithë vëmendjen e festivalit, për të cilin njerëzit kishin fare ose shumë pak interes. Miku dhe stilisti i Elvanës hedh akuza se dyshja nuk e kishte informuar kurrë Elvanën se në juri do të kishte shqiptarë…

(Duhet sqaruar publiku, pse është gënjyer këngëtarja). Dhe e fundit, çmimin e parë e merr Alketa, edhe fustanet i veshi, dhe këngët i këndoi, edhe mikun për Eurosongun e gjeti. Elvana, mos qaj, këngëtaret si ty, që prej 15 vitesh janë në skenë, s’duhet të jetojnë me famën që kanë mbartur, por të punojnë për të na sjellë të tjera këngë të bukura në të ardhmen. A do të ketë një çmim për këtë? Po, padyshim, është çmimi i dinjitetit, karrierës dhe mirënjohjes së publikut. Tek ky çmim, aritmetika nuk të zgjidh punë.

(k.m/F.G./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

Sondazh

Poll

Insights 22 Dhjetor 2019, 19:53

Falje publike për zonjushën Gresa

Cdo ditë sapongrihem bëj katër tip lutje drejt Zotit, dhe me pas tre shprehje betimi të meditimit për ushtrim joge, ku njera është se: “Kurrë nuk do të lë...

Tragjedia në Pukë/ Pamjet nga shtëpia ku vdiq nëna me dy vajzat

Tragjedia në Pukë/ Pamjet nga shtëpia ku vdiq nëna me dy vajzat

Nënkomisari ra në humnerë, Policia falenderon Kosovën: Do e çojmë dhe jashtë shtetit për kurim

Ndërpritet numërimi i votave për kryesinë, demokratët ulin kokat në nderim të Nishanit

'Moss'/ Ndarja nga jeta e Nishanit, reagimi i anëtarëve të PD: Ta ndalojmë numërimin?

Zgjedhja e kryesisë së PD, Paloka: Çdo gjë transparente, nesër në pushtet kështu do veprojmë

Misioni i PD? Berisha: T'i shkurtojmë jetën qeverisë së Ramës

Drejtonte mjetin pa patentë dhe i droguar, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

'Vjedhin natën, ditën thonë 'rroftë Amerika'/ Berisha: SHBA s'mbështet plaçkitës

Berisha: Rama dhe Vuçiç i bashkon krimi, bllokuan integrimin në BE

Demokratët nuk e dëgjuan deri në fund, Paloka: I pashë kush bëri zhurmë, për të zez të vet e kanë

Berisha: Moment i veçantë, PD kaloi nga humbja në humbje, duhet të mësojmë

Këshilli Kombëtar/ Paloka: Jemi 200 anëtarë, kuorumi është plotësuar

Nis Këshilli Kombëtar i PD, Paloka: Urimin e parë ia dërgoj Berishës, kishim vështirësi por ia dolëm

I gjenden lëndë narkotike në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Mamurras

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave