LIVE UPDATES
Art&Argëtim

SHËNIM: ARSYET pse videoja e Romeo Veshajt për gazetarin është një kërcënim, e jo një kamerë e fshehtë

30 Janar 2020, 18:27 Nga DOSJA
SHËNIM: ARSYET pse videoja e Romeo Veshajt për gazetarin

TIRANË– Aktori i humorit, Romeo Veshaj ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme teksa është filmuar duke kërcënuar dhe dhunuar gazetarin e emisionit “Thumbon”, Ronaldo Sharka.  Rënë pre e një kamere të fshehtë, veshur me një zhup të zi dhe me një kapele të zezë, Romeo shihet i ulur në një bar-kafe, përballë gazetarit, të cilit nuk ngurron t’i bëjë presion.

Tërësisht indiferent nga tavolinat e tjera, që janë të mbushura me klientë, Romeo ngre zërin teksa i kërkon llogari gazetarit për disa foto, duke e kapur madje edhe nga veshi. Askush nuk ndërhyn, as nga klientët e as nga stafi i lokalit! E gjithë kjo skenë dhune realizohet në ambientet e një lokali, në kuadër të një kamere të fshehtë të organizuar nga emisonin “Thumbon”, gjë për të cilën aktori i humorit supozohet se nuk është në dijeni.

Pikërisht tek kjo e fundit do të ndalemi….

Pavarësisht se nuk kuptohet mirë zanafilla e debatit dhe së për çfarë fotosh bëhet fjalë, aktori Romeo Veshaj (pa e ditur se po i bëhet një kamerë e fshehtë) merr guximin që një bar kafe të kërcënojë hapur një person, qoftë ky një gazetar, qytetar, mjek, murator apo çfarëdo.

Ai nuk ngurron ta ofendojë atë me një fjalor rruge, apo të marrë gotën dhe ta përplasë në tokë.

Madje, madje, Romeo Veshaj merr dikë në telefon dhe i kërkon që të vijë pranë lokalit sepse do ta sqaronin ‘atë legenin’ (gazetarin) dhe do t’i bënin një xhiro, me makinë. Sërish, duke theksuar faktin që aktori nuk e di se ndodhet përpara një loje të organizuar nga emisioni, na vijnë ndërmend disa pyetje: Ku do ta çonte Romeo gazetarin? Si do ta sqaronte Romeo Ronaldon në makinë? A ka kërcënuar më herët njerëz në këto lloj mënyrash Romeo?

Supozojmë dhe marrim me mend, çfarë mund t’i ndodhte atij gazetari në një makinë me Romeon dhe me një tjetër person, që erdhi posaçërisht për ‘sqarimin’, nëse kjo nuk do të ishte një kamerë e fshehtë, por le të themi… një artikull që nuk do t’i vinte për shtat, ose do të cënonte realisht imazhin e Romeos?

Do ta sqaronte në makinë?

E ç’lloj sqarimi është ky?

Fakti që një personazh publik, që ndiqet nga 76 mijë e 400 njerëz në Instagram, del në televizion çdo javë pasi moderon një emision bashkë me të vëllanë binjak, Donald Veshajn dhe Bora Zemanin, merr përsipër të ‘sqarojë’ një gazetar, pa pasur frikën se mund t’i hyjë gjemb në këmbë, tregon shumë.

Mesazhi që japin ato pamje është se të drejtën tënde, nëse Romeo në këtë rast kishte të drejtë përballë gazetarit, mund ta kërkosh duke i thyer dhëmbët personit që ke përballë dhe duke e sqaruar në makinë, e jo duke ndjekur burokracitë që duhen, të cilat ndodhta mund të jenë më të ngadalta se grushtet por me më shumë efekt.

Por mbase fakti që është VIP i ka mjaftuar Romeos të ulet në tavolinë dhe të mos ‘ia ndjejë’ për askënd, siç edhe vetë e shprehu…

Vetëm Romeo mund të na përgjigjet se përse nuk ndoqi rrugën ligjore, nëse Ronaldo Sharka kishte filmuar apo fotografuar momente të cilat cënonin privatësinë e aktorit?

Përse nuk e denoncoi Sharkën dhe t’i kërkonte atij llogari në mënyrë legjitime, e jo duke e kërcënuar publikisht?

Kujt i shërben një kamerë e tillë e fshehtë, ku në ekran na përcillet dhunë, diskriminim për më të dobët, dhe skenarë të tillë filmash aksion? Ky është mesazhi që duhet të përcjellin kamerat e fshehta?! Shpresojmë që një sy për videon ta ketë edhe policia, se helbete, ku i dihet, pas Ronaldos, mund ta kemi edhe ne të tjerët radhën për një “xhiro” me makinë.

(f.m/f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

televizion televizion romeo veshaj romeo veshaj dhunon gazetarin ronaldo sharka romeo veshaj romeo veshaj dhunon gazetarin ronaldo sharka

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 30 Janar 2020, 14:24

Kultura që përcakton Nju Jorkun

NEW YORK– Në botë ekzistojnë kryevepra të caktuara që na tregojnë diçka thelbësore për Big Apple.Ndërsa veprat kulturore shpesh kanë qytetet në qendër të...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni