Factcheck

SHËNIM: Mbyllja e urbanëve, Rama e Veliaj nuk janë në një mendje. Ping-pong me përgjegjësinë

Për transparencë të publikut, të dy njoftimet e Veliajt dhe reagimin e Ramës i kemi ripublikuar të plotë dhe shihet qartë se Kryeministri me Veliajn nuk janë në një mendje më urdhrin e nxjerr prej tyre. Po ashtu duket qartë që mos zbatimi i urdhrit nuk është faji i portaleve, por është faji i Bashkisë Tiranë që nuk ka informuar qytetarët dhe administratorët e linjave të transportit.
Featured image of article: SHËNIM: Mbyllja e urbanëve, Rama e Veliaj nuk janë në një mendje. Ping-pong me përgjegjësinë Edi Rama, urbanët në Tiranë dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një interviste në Euronews njoftoi me pompozitet se kishte marrë masa kundër virusit COVID-19 në Tiranë. Veliaj u shpreh se sapo kamera që kishte përball të fikej ai do firmoste urdhrin për ndërprerjen e linjave të ubanëve në Tiranë, por dhe të autobusëve që ligjin kryeqytetin me ish-komunat.

Dhe kështu bëri. Pak minuta pas përfundimit të intervistëve, zyra e medias së Bashkisë Tiranë, nisi një njoftim ku shkruhet qartë se: prej orës 05:00 të ditës së nesërme (dmth sot në datë 12 mars), këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë. ‘Viktimë’ e këtij urdhri do ishin mijëra qytetarë që sot duhet të shkonin në punë, pasi jo çdo gjë është mbyllur nga frika e koronavirusit.

“Në vijim të planit të masave mbrojtëse në qytetin e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar. Për sa më sipër, prej orës 05:00 të ditës së nesërme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë: Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës);  Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat) dhe Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës). Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimeve të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur efiçencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit”, është ky njoftimi i plotë i Bashkisë Tiranë, i nisur mbrëmjen e djeshme.

Por dita zbardhi dhe ora 05:00 ku ky urdhër në fuqi kaloi, administratorët e linjave të urbanëve as që e kishin marrë mundimin të lexonin këtë urdhër dhe vijuan punën normalisht. Pas kësaj situate erdhi një reagim nga Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se nga mesdita nuk ka më transport urban.

“🔴 NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS 🔴PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT”, shkroi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë reagoi sërish Veliajt, duke bërë fajtore mediat për mos zbatimin e urdhrit të tij nga administratorët e urbanëve. Sipas Veliajt ai mbrëmë kishte thënë që nuk do kishte pezullim që në orën 05:00 në mëngjes, por ata që kanë qenë në punë turn i tretë duhet të dërgoheshin në shtëpi. Po ashtu u jep një këshillë dhe qytetarëve që të mos lexojnë portalet, pasi sipas tij janë kontanimuese.  

“🚍 Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët! Sot e bëri edhe Italia. Por kush ishte turn i tretë mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë sot në mëngjes te fëmijët, për sa kohë s’kish dijeni mbrëmë.🏡 #RriNeShtepi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetës! 🙏🏻#DoJaDalim 🇦🇱”, shkruan Veliaj në njoftimin e dytë.

Për transparencë të publikut, të dy njoftimet e Veliajt dhe reagimin e Ramës i kemi ripublikuar të plotë dhe shihet qartë se Kryeministri me Veliajn nuk janë në një mendje më urdhrin e nxjerr prej tyre. Po ashtu duket qartë që mos zbatimi i urdhrit nuk është faji i portaleve, por është faji i Bashkisë Tiranë që nuk ka informuar qytetarët dhe administratorët e linjave të transportit.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “SHËNIM: Mbyllja e urbanëve, Rama e Veliaj nuk janë në një mendje. Ping-pong me përgjegjësinë

  1. Keto qe po ndodhin ne shqiperi vetem po e shkaterrojn ate u bej thirrje te gjith pjestareve te parlamentit i lini zenkat menjan dhe kthehuni nga populli qe po shkatrrohet dita dites

    Dhe sa per corona-virusin do ishte me mir te gjenit kundra ilacin sa me shpejt sa nuk eshte prekur e gjith shqiperia

    Se cfar nuk po degjojm
    Ju lutem shum kthehuni nga populli juaj
    Sa te zhduket ky virus pastaj vazhdoni prap rolin tuaj qe ziheni si macia dhe miu po shikoni popullin me par

    Ju falenderoj shum nese i hidhni njeher te veteme syt nga qytetaret e shqiperis

Shto Koment