Editorial

SHËNIM: Pse shqiptarët nuk kanë të drejtë ta bëjnë direkt analizën për COVID-19?

Ku bazohet strategjia e Task-Forcës dhe qeverisë shqiptare për të penguar qytetarët që dyshojnë se janë të prekur, për të bërë testin, e për të hequr kështu edhe dyshimet?
Featured image of article: SHËNIM: Pse shqiptarët nuk kanë të drejtë ta bëjnë direkt analizën për COVID-19?

TIRANË– autoritetet shqiptare kanë vendosur që t’i përcjellin shqetësimet e qytetarëve që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi përmes numrit të urgjencës, 127.

Një qytetar shqiptar merr në telefon 127, e cila më pas e këshillon të karantinohet ose të marrë ilaçe, ndërsa rastet më urgjente, dërgohet tamponi i analizave dhe më pas pacienti shtrohet në spital.

Ndërkohë që shembulli gjerman na sugjeron ndryshe; shteti i drejtuar nga Angela Merkel, sapo një qytetar dorëzon të dhënat, atij i dërgohet tampon në shtëpi dhe i bëhet direkt analiza.

E njëjta situatë është edhe në Itali apo Spanjë, ku numri i personave që bëjnë analizën për COVID-19, pozitivë ose negativë e kalon 1 mijë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Shqipëria, nga 100-200 analiza në ditë. Shifrat u konfirmuan nga ISHP, që sot deklaroi se që prej gati një jave, janë testuar vetëm 505 raste të dyshuara. (Lexo këtu).

Pse? Ku bazohet strategjia e Task-Forcës dhe qeverisë shqiptare për të penguar qytetarët që dyshojnë se janë të prekur, për të bërë testin, e për të hequr kështu edhe dyshimet? Nuk ka tampon? Nuk ka makina urgjence që në rast konfirmimi të dërgohen në spital?

A ka një sqarim nga autoritetet, pse do të duhej që njerëzit të ngatërrojnë gripin nga COVID-19, duke shkatërruar familjet dhe veten, mbi idenë se janë apo jo të prekur?

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “SHËNIM: Pse shqiptarët nuk kanë të drejtë ta bëjnë direkt analizën për COVID-19?

  1. Se jemi shtet barbon dhe ska tampon

Shto Koment