Editorial

SHËNIM: Pse Ditmir Bushati ishte i më i vërtetë se të gjithë sot në Kuvend

Sot deputeti u kujtoi kolegëve e miqve të tij në PS se para se të vinin në pushtet ata kishin sulmuar koncensionet, ishin betuar se do i anulonin, por sot ata votuan pro një koncensionari të radhës.
Featured image of article: SHËNIM: Pse Ditmir Bushati ishte i më i vërtetë se të gjithë sot në Kuvend

TIRANË- Ditmir Bushati me fjalën sot në Kuvend tregoi se sa larg ka shkuar Partia Socialiste në Shqipëri. Në pak minuta ish-ministri i Jashtëm, tregoi se PS sot nuk po lundron më në shtratin e majtë, për të qenë parti sociale, por duket se e ka marrë rrjedha e lumit dhe e ka kthyer në krahun e kundër, duke mbrojtur të drejtat e oligarkëve.

Bushati me tone të forta, por të vërteta u tha kolegëve të tij se duhet të reflektonin, pasi nuk po bënin atë që ishin zotuar se do bënin në 2013, kur dolën nëpër Shqipëri dhe kërkuan votat dhe të të varfërve, pensionistëve, bujqëve, blektorëve, fermerëve, mësuese e doktorëve, por nuk kërkuan votat e oligarkëve, pasi në atë kohë i sulmonin.

Sot deputeti u kujtoi kolegëve e miqve të tij në PS se para se të vinin në pushtet ata kishin sulmuar koncensionet, ishin betuar se do i anulonin, por sot ata votuan pro një koncensionari të radhës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bushati sot ishte më i vërtetë se kurrë, pasi foli si socialist dhe jo si populist, foli si idelaist dhe jo si pragmatist. Nuk krijoi as lajmin e ditës, por kujtoi edhe njëherë lajmin e 7 viteve të fundit, që PS po mbron oligarkët dhe ka harruar idelogogjinë e saj.

Ndërsa përplasja e dorës mbi tavolinë, na solli në kujtesë edhe njëherë fjalimet e forta të Ben Blushit pak vite më parë, që njësoj si sot kolegët e tij e sulmuan e kundërshtarët e vlerësuan për të drejtat që ai artikuloi pa frikë.

Shto Koment