Editorial

SHËNIM: Personalitete! Refuzojeni vaksinën e Ramës, prisni radhën dhe shpëtoni dinjitetin tuaj

Vendimi që fillimisht u mor si teori ka hapur një debat të madh se a duhet të vaksinohen jashtë radhe të moshuarit vetëm se janë personalitetet. Debati vazhdon por tashmë "topi" është në fushën e personaliteteve. A do të pranojnë ata të jenë pjesë e shfaqjes së radhës? A mund të pranojë një artist të marrë vaksinën para një mjeku? Kujt i leverdis kjo shfaqje?
Featured image of article: SHËNIM: Personalitete! Refuzojeni vaksinën e Ramës, prisni radhën dhe shpëtoni dinjitetin tuaj

Vaksinim nuk ka, por listë selektive po. Nesër, dhjetëra personalitete, të vlerësuar si të tillë nga kryeministri, në një show paraprakisht të garantuar për audiencë do të marrin dozën e parë të vaksinës kundër Covid. Vendimi që fillimisht u mor si teori ka hapur një debat të madh se a duhet të vaksinohen jashtë radhe të moshuarit vetëm se janë personalitetet. Debati vazhdon por tashmë “topi” është në fushën e personaliteteve. A do të pranojnë ata të jenë pjesë e shfaqjes së radhës? A mund të pranojë një artist të marrë vaksinën para një mjeku? Kujt i leverdis kjo shfaqje?

Por kjo në fakt nuk asgjë më shumë se taktika e radhës. Është taktika e kryeministrit, që shqiptarët të mos fajësojnë atë për mungesën e vaksinave për prindërit dhe gjyshërit e tyre, por listën e emrave që do të vaksinohen nesër. Personalitetet, pa paragjykim, artistë, studiues e shkrimtarë mos kini dyshime. Jeni zgjedhur nga vetë Rama. Ai ju ka zgjedhur juve që t’ju vërë përballë shqiptarëve të revoltuar, si një repart special që me mbështetësit dhe admiruesit tuaj, tu kundërviheni të revoltuarve. Kështu, ai jo vetëm do ti shmanget përgjegjësisë por do ti ekspozojë shqiptarët e revoltuar si njerëz që urrejnë edhe juve, si personazhet e këqinj të shfaqjes në këtë luftë për mbijetesë.

Në këtë anije që është futur në mes të stuhisë për shkak të kapitenit të paaftë dhe të papërgjegjshëm, mund të sillemi si pasagjerët e Titanikut në filmin e James Cameron, ose mund të bëhemi të mençur, të bashkohemi për një zgjidhje dhe të fajësojmë atë që e ka përgjegjësinë, kapitenin që pasi na mbyt edhe po na tall me ekuipazhin e tij, që si çdo bandë piratësh, është shpërbërë nga viti në vit. Mos u bëni, dhe as ne nuk bëhemi pjesë e lojës së ndyrë ku ai po kërkon të na fusë vetëm që ti shpëtojë përgjegjësisë së tij, duke fajësuar pikërisht viktimat…

Ato 2 kuti kartoni me vaksina që erdhën në Rinas dhe u pritën me daulle duhet urgjentisht të përdoren për ata që janë në front. Për personelin mjekësor, që ai e shtyu për ta vaksinuar në muajin mars pikërisht se i duhet që me vaksinat e destinuara për ta, të sponsorizojë luftën mes shqiptarëve duke shpikur “vaksinimin selektiv“. Këto vaksina u takojnë atyre që me të drejtë shqiptarët u kërkojnë llogari për shërbimin që i duan çdo orë në dispozicion dhe që janë më të ekspozuarit nga virusi. Mbi 30 mjekë kanë humbur jetën. Mijëra punonjës spitalesh të të gjitha gradave po rrezikojnë këto ditë kur pothuajse gjithë spitalet e vendin janë shndërruar në spitale Covid në mënyrë klandestine. Pa plotësuar asnjë kusht, pa trajnuar personelin. Nëse vetëm një infermier ose mjek sëmuret, të paktën 20 pacientë mbeten pa shërbim, përveç faktit që jeta e tij kërcënohet jo për faj të tij.

Ai që e quan veten kryelypsar po mundohet të na trajtojë si një tufë lypsarësh pa dinjitet që zihen me njëri-tjetrin me këmbët e tij, për plaçkën e pamjaftueshme që vetëm
pafytyrësia e tij mund ta siguronte dhe vetëm bujaria e tij mund ta hidhte si plaçkë qylaxhinjsh që përtojnë edhe të mendojnë.

Të zgjedhur…

Edhe po pranuat kërkojini më parë t’ju paraqesë një plan vaksinimi. Kur do e vaksinojë personelin mjekësor, kur do i vaksinojë bashkëmoshatarët tuaj, kur do i vaksinojë të sëmurët kronikë që kërcënohen jo vetëm nga Cov-Sars 2 por edhe nga lënia pa rimbursim, pa mundësi për të blerë ilaçet e përditshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kërkojini nëse ka ndonjë ide se si do shpëtojnë njerëzit, si do rimëkëmbet vendi, kur, me çfarë mbështetje financiare. Bëjeni ju, të përzgjedhurit e tij, atë që opozita nuk po e bën dot, që media nuk lejohet ta bëjë dhe që populli ka harruar prej kohesh ta ushtrojë. Kërkojini një plan të thjeshtë vaksinimi, me data, me vende, me grupmosha, me lloje vaksinash, ashtu siç e ka çdo vend, sado i prapambetur, që ka ende një fije dinjiteti, që ruan ende fasadën e shtetit.

Disa prej jush e njohin, disa nga ju ia dinë dinakërinë… ju e dini se në vend që të ulë kokën, të mendojë rrugëdaljen, të kërkojë bashkimin e të gjithëve duke mbajtur përgjegjësinë e tij, josh disa personalitete, për ti përdorur si gur shahu në
betejën e tij politike. Kjo është natyra e tij, kështu ka qeverisur dhe kështu ka në plan të qeverisë edhe në fatkeqësinë më të madhe, duke iu shmangur përgjegjësive dhe duke përfituar nga fatkeqësia, duke joshur një palë për ta përdorur kundër palës tjetër, siç bënte si gjysmë i dehur me Nasip Naçon dhe Lefter Kokën. Vaksina që do të merrni nesër, mund t’ju shpëtojë jetën që u ka mbetur po do t’jua marrë nderin dhe dinjitetin, atë që ju ka bërë personalitete.

Ashtu siç dje, Enver Hoxha i ndante shqiptarët në të mirë dhe të këqinj në bazë të bindjeve, në kulakë dhe besnikë, në ballistë dhe komunistë, disa prej ishin edhe më të privilegjuarit, merrnin shtëpi më të mëdha, merrnin televizorë, frigoriferë e telefona që më pak të besuarit as nuk i imagjinonin. Një pjesë furnizohej me gjithçka, të tjerët me tollona. Por kjo ndarje shtetërore, sado përçarëse, kurrë nuk u bë për shëndetin. Shërimi iu dha kujtdo që i duhej. Sot, Edi Rama po thyen rekordin e Enver Hoxhës dhe këtë edhe po e arrin me ndihmën tuaj nga mungesa e kurajos për ta refuzuar. Ky kryeministër, që disa prej jush i poshtëroi kur mbrojtët godinën e Teatrit, sot po ju vë në skenë si protagonistët e një tragjedie ku ai është regjisor, ju aktorë dhe populli spektatorë.
Pasi ka marrë gjithë pushtetet, Edi Rama po ju përdor për të fituar një pushtet moral, të njeriut që vendos kush ka vlerë dhe kush jo në këtë vend.

Ai do ta fitojë këtë pushtet moral tek admiruesit tuaj sapo ju të paraqiteni në skenën e rrethuar nga aktorë me uniforma vaksinuesish dhe kamerat e blera me parate publike që i përdor për kanalin e tij personal në Facebook. Ju nuk do të legjitimoni vetëm aktorët- mjekë dhe infermierë që ndryshe nga kolegët e tyre farmacistë që kërkojnë vaksinim, heshtin. Që në vënd të protestojnë për mashtrimin elektoral që kërkon të shesë dështimin e vaksinimit si një sukses, mbyllin sytë dhe veshin uniformën të pambrojtur nga virusi.

Nga nesër, nuk do të legjitimoni vetëm kamerat publike dhe kameramanët qe paguhen nga taksat tuaja dhe tonat për kanalin personal të Edi Ramës. Jo, ju do legjitimoni të drejtën e tij për të vendosur se kush duhet të vdesë dhe kush të jetojë. Prandaj refuzojeni, falenderojeni që mendoi për jetën tuaj dhe prisni radhën.

Një dozë vaksine elektorale nga Rama është e papërfillshme, përballë dinjitetit tuaj. Është koha të zgjidhni…

DOSJA.AL

4 Komente në “SHËNIM: Personalitete! Refuzojeni vaksinën e Ramës, prisni radhën dhe shpëtoni dinjitetin tuaj

  1. Ke shum te drejet po kret ate qe jan perzgjedh per te bor vaksin jan 100% socjalist nuk e refuzojn asnjerher ketu jemi de shifni te kret ne rradh de jen. Rroft partia e pynes me ne krye shokun edi .

  2. Plotesisht dakort me apelin. Personalitete refuzoni, refuzoni vaksinimin jashte rradhe, mos u beni preja e rradhes e ketij bastardi pa fe.

  3. Nese do te pranojnekete miklim nga nje KRYEMUT, anti shqiptar, dhe te fyejne shqiptaret e gajkut te tyre te vaksinohen ata parpara atyre qe mund te vuajne VETEM Personalitete nuk Jane po Miliant Te RILNDJE KURVAVE-KRIMEVE, Personalitet eshte ai qe sakrfikon edhe per te Tjeret jo ai qe abuzon me te tjret. rama eshte Percarsi me i madhe Antishqiptari qe vetem percana Shqiptaret, kombin.

  4. Ishallah bejn keshtu ta lejn me brek neper shal. Po do kete zgjedh ca personalitete sahan lepires dhe do beje show e radhes. Ta injorojn ata qe kane 1 fije dinjiteti te tjter ne djall shkofshin thyfshin qafen me gjithe vaksin popull i ndyre

Shto Koment