Editorial

SHËNIM: Kontradikta me Covid-19 në Shqipëri, kë të besojnë shqiptarët në lidhje me vetë-mjekimin dhe a po bie vërtet numri i të infektuarve?

Pasi Allkja e publikoi referencen, nuk u ndryshuan këshillat për publikun, por u pushua nga puna mjeku. Akoma nuk ka një sqarim pse ndodhi kjo, ose u oushua nga puna ai që korrigjoi një këshillë të gabuar dhe vahzdon të rrijë në detyrë mjeku që e dha këshillën e gabuar? A është qëllimi i autoriteteve të ulin rrezikun apo ta shtojnë atë? Këto pyetje mbetën pa përgjigje.
Featured image of article: SHËNIM: Kontradikta me Covid-19 në Shqipëri, kë të besojnë shqiptarët në lidhje me vetë-mjekimin dhe a po bie vërtet numri i të infektuarve?
Përditësuar:

TIRANË– Në 24 orët e fundit në vend që të kishte më shumë përgiigje pati më shumë dyshime për shkak të informacionit të cunguar të autoriteteve. E filloi Skënder Brataj, shefi i urgjencës, që me një video-mesazh, i ngatërrroi njerëzit më keq. Duke tentuar të shmangë punën e urgjencës, i këshilloi njerezit që ta fitojnë luftën vetëm në shtëpi. Sipas tij, nuk ka pse të kërkohet tamponi, nuk ka pse të kërkohet ndihma mjekësorë, të infektuarit mund të vetëkurohen dhe të vetëkarantinohen. 

Pasi kalon hapat e parë dhe ndihesh më keq, sipas mjekut Brataj, duhet të marrësh ibuprofen që të shërohesh. Kjo këshillë e vuri në alarm mjekun Ilir Allkja, i cili iu referua ministrit francez dhe mjekëve të njohur ndërkombëtarisht që këshillonin pikkërisht të kundërtën, mospërdorimin e ibuprofenit. Përdorimi i këtij ilaçi nuk e ul por e shton rrezikun sipas tyre. Pasi Allkja e publikoi referencen, nuk u ndryshuan këshillat për publikun, por u pushua nga puna mjeku. Akoma nuk ka një sqarim pse ndodhi kjo, ose u oushua nga puna ai që korrigjoi një këshillë të gabuar dhe vahzdon të rrijë në detyrë mjeku që e dha këshillën e gabuar? A është qëllimi i autoriteteve të ulin rrezikun apo ta shtojnë atë? Këto pyetje mbetën pa përgjigje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, zv ministrja Rakacolli bëri pasqyrën e përditshme të përhapjes së sëmundjes. Dukej sikur tendenca ishte në rënie, sepse vërtet u shtuan 4 raste por me ritëm më të ulur se një ditë më parë. Do të ishte një lajm i mirë nëse nuk do të shoqërohej me statistikën e të testuarve, që ishte vetëm 30 vetë në 24 orët e fundit. Kjo të çon në konkluzionin se nuk ka ulje të shpërndarjes por ulje të testeve. Nëse nuk do të bënte asnje test me siguri rezultati do të ishte 0 të infektuar. A është kjo mënyra për ta luftuar përhapjen?
Nisur nga videomesazhi i Bratajt dhe konferenca e Rakacollit, bërja e testit tashmë është potuajse e pamundur. Pyetja tjetër është a ka tamponë? Sa njerëz që kanë simptomat e COVID – 19 mund të testohen? A duhet të izolohen në karantinat shtetërore ata që rezultojnë pozitivë? Kush është izoluar në karantiënn e Durrësit dhe pse?

Nuk mbaron me kaq. Sot u njoftua që ministria e Financave do të blejë rreth 2 mijë ventilatorë mekanikë, ndërsa janë gjendje 170. Pse kërkohen kaq shumë nëse ritmi i të infektuarve po bie? Pse po blihen kaq vonë ventilatorët? Pse ministrja tha që mund të trajtohen 500 të sëmurë njëkohësisht në reanimacion? Të gjitha këto pyetje ngrihen mbi autoritetet që njerëzit të jenë të sigurtë se janë marrë masat për kurimin nëse ndodh që virusi të prekë mijëra qytetarë.

Një Koment në “SHËNIM: Kontradikta me Covid-19 në Shqipëri, kë të besojnë shqiptarët në lidhje me vetë-mjekimin dhe a po bie vërtet numri i të infektuarve?

  1. Uroj mos te behet skenari italis por te jeni te digurt ska me teste dhe kan kosto te larte ne usa jan 4 miljon teste dhe shteti spo di nga te futet sa mendoni se ka shqiperia?? 500 veta ne QSUT??? Hahahah as vet se imagjinon dot kush e ka then. Staf sbesoj se ka per me shum se 100. Uroj mos te ndodhe si Italia

Shto Koment