FactcheckPolitike

SHËNIM-FAKTET/ Ngërçi me Besnik Muçin, heshtja e tij dhe KLP-së, si përfundoi emri i tij në duart e Metës dhe KED-it

Dosja.al sjell sot zanafillën e luftës për karrigen e Besnik Muçit...

TIRANË- Kolegji i Posaçëm e shkarkoi sot, ndërkohë që në momentin e parë kur gazetarët po solidarizoheshin me Besnik Muçin, ai i la të gjithë pa fjalë. “Vendimi i KPA nuk afekton vendin tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, -tha Muçi, duke hapur derën e një krisjeje tjetër mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Gjykatës Kushtetuese. 

Dosja.al sjell sot zanafillën e luftës për karrigen e Besnik Muçit…

Suksesi në KPK, listimi nga KED, dekretimi dhe shkarkimi i Besnik Muçit:

Më 16 tetor, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Besnik Muçit si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Në momentin kur Ilir Meta vendosi t’a dekretonte Muçin si anëtarin e parë të riemëruar të Gjykatës Kushtetuese, ky i fundit, ende nuk kishte mbyllur hesapin final me drejtësinë… duke mos u njohur ende me vendimin e KPA.

Por si përfundoi emri i Besnik Muçës në duart e Ilir Metës?

Për këtë duhet të kthehemi pas në kohë, kur më datë 1 gusht 2018, prokurori Besnik Muçi triumfoi para KPK, duke kaluar pa asnjë problem procesin e Vettingut.

Kështu, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, (KED), renditi emrin e Besnik Muçit në listën përfundimtarëve për plotësimin e vakancës të shkaktuar nga anëtari i mëparshëm i GJK, Sokol Berberi.

Më datë 21 shtator 2019, KED nxorri listën e 4 kandidatëve i drejtoi Metës, ku Besnik Muçi e kishte kaluar Vettingun në atë moment, dhe deri më atë datë Komisioneri Publik ende nuk kishte bërë ankimim.

Por çfarë ndodh disa javë më pas?

Më 31 tetor 2018, gati 3 muaj pas vendimit të KPK, Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit përkundrejt prokurorit, Besnik Muçi. Ndërkohë që emri i Muçit, vijonte të ishte i treti në listën e KED, si gjyqtar për gjykatën Kushtetuese.

Neni 7/a, i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë thotë se gjyqtari i Kushtetueses para se të dekretohet duhet që të ketë kaluar me sukses Vettingun.

Neni 7/a

Muçi, kaloi shkallën e parë të Vettingut, ndërkohë që KED e listoi atë kandidat në një moment kur Komisioneri publik u kujtua 3 muaj më vonë për të bërë ankimimin.

KED s’duhet t’a rendiste Mucin në listën e kandidatëve për Kushtetuese dhe presidenti Ilir Meta s’duhej t’a dekretonte atë pa përfunduar vettingun, dhe Komisioneri Publik s’duhet t’a ankimonte atë 3 muaj me vonesë, kur dihej botërisht se Muçi ishte kandidat për organet e reja të Vettingut. Por si KED, ashtu edhe Ilir Meta, e konsideruan të “mbyllur” çështjen e Besnik Muçit me drejtësinë që me KPK… Këto janë edhe mëkatet të cilave vetë prokurori i shkarkuar iu referua sot…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përplasja e Besnik Muçit me Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Sot, Besnik Muçi akuzoi Gent Ibrahimin, kryetarin e KLP se ka kryer “moveprim kriminal”, me mosshpalljen e përfundimit të mandatit të Muçit si magjistrat, në momentin që ky i fundit u dekretua si gjyqtar i Gjykatës Kushtetutuese, akt ky, që do të sillte edhe pushimin e Vettingut për Muçin. Pse nuk ka reaguar që prej 16 tetorit, kur Meta e dekretoi, Besnik Muçi? Pse KLP-ja nuk shpalli përfundimin e mandatit të Muçit?

Ditën e sotme, kur KPA e shkarkoi, KLP-ja është mbledhur në një mbledhje të thirrur nga vetë Muçi, ku temë diskutimi është mandati i magjistratit nga Besnik Muçi…! Të paqarta janë arsyet e zanafillës së përplasjes mes Ibrahimit dhe Muçit, që sot sjellin akuza të rënda si ajo e sotmja…

A u shkarkua Besnik Muçi?

Bazuar në ligjin shqiptar për gjyqtarët dhe prokurorët, vendimet e KPA-së janë të pakundërshtueshme dhe të formës së prerë.

Turbullirës së Besnik Muçit, se ai nuk prekej nga vendimi i KPA, i ka prirë vetë relatori i trupës gjykuese, Sokol Çomo, që tha sot: KPA vendosi, ndryshimin e vendimit numër 58, datë, 1.8.2018 të KPK, dhe shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Besnik Muçi, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, dhe gjyqtar i gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së këtij vendim.

Që do të thotë se Muçi nuk largohet vetëm si prokuror nga sistemi i drejtësisë, por dhe si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.  Në raste në ngjashme ky vendim është respektuar nga subjektet e rivlerësimit, e maksimimumi i asaj që mund të bëjë Muçi është dërgimi i dosjes në Strasburg.

Vendi bosh i Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese

Ngërçi bëhet edhe më i madh, kur Besnik Muçi, tashmë i shkarkuar nga KPA do të vijojë të shkojë siç tha edhe vetë në punë, në Gjykatën Kushtuese, kur presidenti Ilir Meta ende nuk flet për shpallje të vakancës për vendin e Muçit, dhe socialistët kanë nisur të bërtasin në kor për këtë të fundit…

Përplasja për Gjykatën Kushtetuese duket se do të thellohet dhe ngritja e saj është vënë në pikëpyetje të madhe, pasi emërimi i 2 nga 4 anëtarëve të rinj ka hasur në probleme që mund të rrënojnë gjithë procesin e ngritur me zvarritje deri tani.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “SHËNIM-FAKTET/ Ngërçi me Besnik Muçin, heshtja e tij dhe KLP-së, si përfundoi emri i tij në duart e Metës dhe KED-it

  1. injorantet antishqiptaret luajne skenaret antishqiptare

Shto Koment