LIVE UPDATES
Insights

SHËNIM/ Fajin nuk e ka sistemi, por vjedhja e votave. Një vështrim për debatin e listave të hapura

31 Maj 2020, 15:32 Nga DOSJA
SHËNIM/ Fajin nuk e ka sistemi, por vjedhja e votave. Një

TIRANË- Këshilli Politik sot përfundon mandatin që iu dha pak muaj më parë nga një marrëveshje e fshehtë mes maxhorancës dhe opozitës. Palët kanë deklaruar se e gjitha puna do përmbyllet në 31 maj (sot), por çështjet që ata kanë për të mbyllur janë shumë. Diskutimet kanë ngecur në disa pika, e shumë pika të tjera nuk janë diskutuar fare.

Çështja e ndryshimit të sistemit që është ngritur që në fillim nga Rudina Hajdari, duket se është mbytur nga anëtarët e tjerë. Ndërsa ideja e Hajdarit për ndryshim sistemi dhe lista të hapura po vdes brenda mureve të Këshillit Politik, në rrjet ky diskutim sapo ka lindur. (Pavarësisht se diskutimi është i kotë, pasi Gjiknuri si përfaqësues i shumicës nuk pranon ndryshimin e sistemit).

Palët janë të ndara, disa kërkojnë lista të hapura dhe disa të tjerë shprehen se sistemi është i mirë, por keqpërdorimi i tij sjell deformimin e votës.

Por çfarë do të thotë të jenë lista të hapura?

Ndryshimi i sistemit është një gjë komplekse, por askush nuk e ka treguar se cilin sistem dëshiron. Debati është fokusuar më shumë tek hapja e listave. Hapja e listave do të thotë që tashmë qytetarët nuk do kenë mundësinë që të vendosin ata renditjen e deputetëve brenda një liste të partive.

Sërish lista do hartohet nga kryetari, pasi nuk do ndërhyhet tek statutet e partive. Kryetari do vendosë sërish për të zgjedhur 140 emra, të cilët mund të jetë intelektualë, injorantë, akademikë dhe të inkriminuar (Nëse arrijnë t’i shpëtojnë ligjit të dekriminalizimit).

Qytetarët sërish do jenë të detyruar të zgjedhin atë që u servir kryetari i partisë, e nuk do përkthehet siç duhet vullneti i tyre. Lista e hapur sjell vetëm të mirën që të mund të demokratizohen partitë brenda tyre, por nuk do forcohet aq sa duhet demokracia e vendit.

Debati për demokratizimin e vendit ditën e fundit është bërë në Facebook (Në profilin e njeriut të memeve, Genc Sejko). Një grupim qytetarësh të angazhuar janë përplasur mes tyre dhe disa prej përfaqësuesve të “Nisma Thurje” shprehen se me lista të hapura do zhduken idiotët (në këtë kategori përfshihen dhe injorantët dhe të padenjët për të përfaqësuar popullin) nga Kuvendi por kjo nuk është e vërtetë.

Të fortët e zonës mund të arrijnë që të marrin vota që rrethin e tyre dhe të futen nga dera kryesore e Kuvendit. Kjo është vërtetuar dhe më herët (dhe me sistemit që thuhet se nuk favorizon individin por partitë), ku ata që kanë ndikim arrijnë të fitojnë dhe me parti që për votues kanë vetëm kryetarët e tyre. Rasti më i fundit është ai i Tom Doshit, që garoi me PSD-në, nuk pyeti se në çfarë sistemi po garonte, por arriti që të bindte Shkodrën e mijëra qytetarë votuan për të dhe ai sot është deputet. E njëjta gjë ndodhi në Peshkopi, ku Reme Lalaj u bë deputete e PDIU-së, që përfaqëson çamët, megjithëse në Dibër nuk ka të regjistruar asnjë çam. Në Elbasan gjithashtu, ky Rakipi dhe Muçaj, dolën deputetë nga PDIU-ja, megjithëse kjo parti nuk kishte shanse të merrte ndonjë mandat në zgjedhjet e mëparshme.

Prandaj problemi nuk duhet të fokusohet tek listat e mbyllura apo të hapura, sepse në fund qytetari do zgjedhë atë që i servirin kryetarët e partive. Problemi në Shqipëri ka qenë dhe është tek vjedhja e votave. Tjetërsimi i votave gjatë numërimit, mbushja e kutive nga votues që nuk jetojnë më ose që prej vitesh nuk ndodhen në Shqipëri. Problemi është tek mënyra e numërimit, pasi aty ndodh dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarit. Problemi qëndron tek presioni mbi administratën, tek shpërndarja e thasëve me miell dhe 30 mijë lekëshit që jepet para se të futesh tek qendra e votimit.

Si me lista të mbyllura dhe më të hapura, nëse nuk zhduken fenomenet e sipërpërmendura, kushdo që ka disa shokë të fortë dhe shumë para, mund të veshë kostumin e blerë në qendrat tregtare më të shtrenjta në Evropë, të rregullojë kravatën dhe të ngrejë më pas kartonin, për të marrë vendime të rendësishme për jetën tonë.

Problemi nuk është sistemi dhe mbyllja e listave, problemi është grabitja e votës. Sistemi rregullon demokracinë e brendshme, jo demokracinë. Këshilli Politik ende nuk po gjen mënyrë për të rregulluar demokracinë, duke garantuar zgjedhje të lira. Pas kësaj, le të rregullohet edhe demokracia e brendshme e partive, që në këto kushte duket luks.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione keshilli politik listat e hapura reforma zgjedhore sistemi politik keshilli politik listat e hapura reforma zgjedhore sistemi politik

Sondazh

Poll
Insights 30 Maj 2020, 10:06

Druri ka dalë nga Xheneti…Kush të Rreh të Do!

“Druri ka dalë nga xheneti” – thonë disa, duke hymnizuar dhunën. Si fëmijë, kur haja ndonjë pesçe turinjve nga mësuesi dhe i ankohesha prindërve, (ngaqë ...

Insights 28 Maj 2020, 12:02

Ky ishte Teatri, i cili mund të ishte restauruar

Mora kurajën të shkruaj për ish-Teatrin Kombëtar, pasi ishte një ndërtesë të cilës një vit më parë ia kam studiuar projektet e vjetra ndërsa po kërkoja temën e ...

Insights 27 Maj 2020, 14:07

Ujqit e vërtetë të Izraelit

IZRAEL– Të dielën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu doli para gjyqit. Ai akuzohet për korrupsion dhe poshtërsi të tjera. Netanjahu u përpoq ta prezanto...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni