Editorial

Eksperimenti social me ushqimet duhet të mbarojë, karantina kërcënohet nga blerja e bukës

Mund të jetë një mënyrë që të japë më shumë kohë, mund të jetë një mënyrë furnizimi në shtëpi pa pagesë ekstra, masa që shoqërohen me më shumë kosto për marketet, për rrjetet e marketeve, që në fakt janë të vetmit që po punojnë dhe po fitojnë dhe si rrjedhim u takon të paguajnë...
Featured image of article: Eksperimenti social me ushqimet duhet të mbarojë, karantina kërcënohet nga blerja e bukës

Heshtja nuk e ndihmon dot Kryeministrin ta menaxhojë mirë situatën. Në vend që mungesën e presionit ta shfrytëzojë për vendime të matura qe kanë vlerë për një ditë dhe më shumë, Edi Rama e ka marrë këtë si një licencë për të mësuar dorën, për të plotësuar tekat e diktatorit në tentativë që i trajton njerëzit si dele të bindura dhe qingja të trembur, apo për eksperimente sociale të një mendjeje konfuze.

Nuk ka shpjegim tjetër, nëse i mbyll të gjitha dhe pastaj i detyron për 8 orë të përleshen me njëri – tjetrin në radhë, t’i ftosh për dinstancim social dhe pastaj t’i fusësh në panikun e pamundësisë për t’u furnizuar, t’i kërcënosh me gjoba nëse dalin pas orës 13.00 dhe pastaj t’i nxisësh me kërcënimin e daljes me leje që të mblidhen e të shtyhen nëpër markete.

Ajo që ndodhi sot në Tiranë por edhe në shumë qytete (nga ajo çfarë mediat raportuan), kalonte përtej imagjinatës.

Njerëzit e trembur nga masat e reja eksperimentale, as në orën 13.00 nuk kishin përfunduar blerjet. Radhë mbi 50 metra nëpër markete, dendësia si fole milingonash nëpër tregjet e fruta- perimeve, jo vetëm që e kanë bërë të pavlefshme karantinën 17 – ditore, por edhe atë karantinë më të ashpër që po paralajmërohet nga Edi Rama.

Masat e njoftuara dje dhe sot, nuk marrin parasysh asgjë nga përvoja e hidhur e këtyre ditëve, përkundrazi, krijojnë më shumë panik dhe shtojnë mundësitë për shperndarjen e virusit dhe krizën e furnizimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përpara se të lëshonte urdhërin për aplikim online për leje, Kryeministri minimalisht duhet të kishte të dhënat për aksesin në internet të qytetareve, sa e kanë, sa dinë të përdorin aplikacionet online, sa i kanë pajisjet të përshtatshme për të përdorur aplikacionet online. I duheshin 24 orë reagime të ashpra që ta kuptonte se ia kishte futur kot dhe shtoi aplikimin me telefon. Radhëve për ushqime iu shtuan edhe radhat në kompanitë celulare.

Përtej këtyre, asnjë zgjidhje për të moshuarit. Më të kërcënuarit nga koronavirusi tani kërcënohen edhe nga mungesa e furnizimeve ushqimore. Nuk mjaftuan 17 ditë që Kryeministri ta lërë sadopak mënjanë Whatsapp-in dhe Facebook-un, bashkë me ngrefosjen dhe aktrimin e të pandjeshmit dhe t’u garantojë qytetarëve kohën dhe mundësinë e mjaftueshme që të plotësojnë nevojat, pa u përplasur nëpër radhë, pa u shtyrë me njëri- tjetrin, pa u kërcënuar nga kontaktet e padëshirueshme nëpër tregje dhe markete.

Mund të jetë një mënyrë që të japë më shumë kohë, mund të jetë një mënyrë furnizimi në shtëpi pa pagesë ekstra, masa që shoqërohen me më shumë kosto për marketet, për rrjetet e marketeve, që në fakt janë të vetmit që po punojnë dhe po fitojnë dhe si rrjedhim u takon të paguajnë. Këto masa që shtojnë kostot e bizneseve kushedi pse nuk i pëlqejnë Kryeministrit që edhe këtë herë ka zgjedhur masat që shtojnë kostot e qytetarëve.

Nuk ka asnjë vlerë karantina në këto kushte, nuk ka vlerë vetmia e të sëmurëve nëpër spitaleve, apo funeralet e braktisura nga të afërmit. Ata që sakrifikojnë dashurinë dhe respektin për të dashurit e tyre, kërcënohen nga blerja e bukës, për shkak të një eksperimenti social që tregon qartë se nga kush qeverisemi.

(Dosja.al)

Shto Koment