Editorial

SHËNIM: S’është paniku, problemi i qeverisë…por të vërtetat (5 FAKTET)

As specialistët e porositur, as ministrja e Shëndetësisë, nuk krjiojnë besim tek njerëzit dhe kjo jo për faj të mediave, por për shkak të menaxhimit propagandistik të situatës.
Featured image of article: SHËNIM: S’është paniku, problemi i qeverisë…por të vërtetat (5 FAKTET)

Mentaliteti diktatorial i Kryeministrit, reflektohet edhe në organet e drejtësisë sa herë ka ngjarje të jashtëzakonshme.

Drejtësia që supozohet të jetë e pavarur, me pak presion nga qeveria fillon gjuetinë e mediave dhe njerëzve që sipas tyre përhapin panik. Kështu ndodhi me tërmetin, kështu po ndodh edhe me alarmin e ngritur prej afrimit të Koronavirusit.

Mungesa totale e besimit tek masat e marra nga qeveria dhe transparenca e munguar, krijojnë vetvetiu pasiguri tek qytetarët. Këtë pasiguri që shkon deri në panik, Kryeministri nuk zgjedh ta shuajë duke krijuar besim dhe duke bërë transparencë, por duke urdhëruar prokurorinë dhe gjykatat e bindura të mbyllin gojët e njerëzve dhe mediave.

As specialistët e porositur, as ministrja e Shëndetësisë, nuk krjiojnë besim tek njerëzit dhe kjo jo për faj të mediave, por për shkak të menaxhimit propagandistik të situatës.

1.Ndërkohë që dalin në media duke bërë kontrolle në pikat kufitare, ata fshehin të vërtetën. Në portet kryesore, Durrës dhe Vlorë, jo të gjithë pasagjerët janë kontrolluar. Dosja.al u interesua për këtë informacion dhe autoritetet pranuan se nuk mund të kontrollojnë numrin e madh të pasagjerëve, por përzgjedhin ata që kanë dhënë shenja gjatë udhëtimit, sipas sinjalizimeve të stafit të trageteve. Në Durrës dhe në Vlorë, janë jo më shumë se 10 mjekë të specializuar që kontrollojnë, nga të cilët 7 bëjnë kontrolle të tragetet dhe 3 tek mallrat.

2. Edhe nëse do të bëhej kontroll i imtësishëm i të gjithë pasagjerëve, nuk është e mjaftueshme për të garantuar bllokimin e virusit. Kjo sepse virusi mund t’i japë shenjat disa ditë më pas deri në 2 javë më pas. Kjo është arsyeja që Rumania dha urdhër për karantinë 2- javore për të gjithë ata që futen në këtë Shtet nga Lombardia apo Veneto, dy rajonet e prekura të Italisë. Ndërsa Austria mori masa shumë të rrepta duke kufizuar komunikimin në të githa rrugët me Italinë. Në Shqipëri nuk po merren masa të ngjashme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3.Ndërsa të gjitha vendet, nga Kina në SHBA, kanë bërë transparente vendin ku do të bëhen karantinat, Shqipëria nuk i tregon. Kjo fshehtësi e pajustifikuar, ngjall dyshime se nuk kemi vend karantine dhe po të kishim do e kishim përdorur për ata që erdhën nga zonat e prekura në Itali.

4. Mungesa e maskave, nuk është faji i qeverisë, por është detyra e saj të marrë masat, të shpjegojë se cilat maska janë efikase dhe të bashkëpunojë me biznesin për gjetjen dhe furnizimin masiv.

5.Koronavirusi nuk ka vdekshmëri të lartë. Gripi vret në gjithë botën mijëra vetë, kur shndërrohet në epidemi. Ajo që e shton frikën është se qeveria, e trembur nga paaftësia, fsheh edhe viktimat e gripit. Prej 6 vitesh nuk na lejohet të themi që ka patur më shumë se 1 viktimë nga gripi. A do të ndodhë kështu me koronavirusin?

Nuk është paniku, problemi i qeverisë, është e vërteta. Është fakti që nuk ka marrë akoma masat për karantinën, për maskat, për izolimin e sëmundjes në mënyrë që të shmanget epidemia. Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje, që të kemi fat dhe virusi të mos e kalojë Adriatikun.

(Dosja.al)

Shto Koment