LIVE UPDATES
Insights

Shënim: Dita e librit… apo dita e Ermalit? Broçkullat që dëgjojmë dhe pse duhet ‘Unfollow’

23 Prill 2020, 11:59 Nga DOSJA
Shënim: Dita e librit… apo dita e Ermalit? Broçkullat që

TIRANË-Mos lexoni romane, ato janë për pensionistët dhe ata që janë të pasur”,kjo kohë do të tregojë ata që kanë vlerë nga ata që janë të pavlerë”, pak a shumë këto ishin disa nga ‘Postulatet’ që regjisori, aktori, këngëtari dhe biznesmeni Ermal Mamaqi ndau me ndjekësit e tij të rrjeteve sociale e shkaktoi në këto ditë karantine, furtunë në rrjetet sociale.

Në një video nga oborri, (me gjasë i rezidencës së tij në Rolling Hills), pasi ndez një puro, Ermal Mamaqi me një kapele në kokë, iu drejtohet të gjithë shqiptarëve dhe iu bën thirrje që ngrihen për të ndërmarrë aksione të fuqishme që do t’i prijnë drejt rrugës së suksesit.

Me zë të lartë, i bindur edhe vetë që po jep këshillat më të mira, Ermali iu thotë fillimisht që të gjithë ‘idjotëve’ që të mos vazhdojnë të shikojnë këtë video, pasi ajo është vetëm për ata që vlejnë! Në fakt, po merremi shkurtimisht me Ermalin për t’i treguar se në fakt, shqiptarët me librin i kanë mbyllur punët shpejt, e nuk ka karantinë që t’i bashkojë.

Statistikat e fundit, (LEXO KËTU TË PLOTË), tregojnë se nga 2 milionë e 800 mijë shqiptarë, vetëm 44 mijë prej tyre kanë lexuar më shumë sesa 10 libra në vit. 102 mijë banorë të tjerë kanë lexuar nga 5 deri në 10 libra gjatë vitit të shkuar. Libra nuk lexuan, e tregojnë shifrat zyrtare, po të suksesshëm a u bënë?! Hmmm, presim videon e radhës për të na sqaruar më tej.

Por përveç mesazhit pompoz që ka në fokus më shumë sesa braktisjen e leximit, por gjetjen e rrugëve të shpejta për t’u pasuruar në kohë pandemie, a thua se paratë janë në shesh dhe thjesht duhet të lemë romanin tek komodina e gjyshit dhe të çohemi t’i mbledhim, ne na tërhoqi vëmendjen kategorizimi që Ermali i bën rinisë dhe familjeve shqiptare.

Duke mos treguar se ku bazohet, thotë se dy vitet që do të vijnë, do të jenë më të vështirat dhe do të mbijetojnë vetëm ata që kanë vlerë, ndërsa ata që janë mësuar të marrin ‘lekë kot’ sipas Ermalit, duhet të frikësohen.

Në fakt kjo ka qenë gjithmonë kështu, dhe s’ka pse të jetë vetëm në dy vitet e ardhshme, apo jo?! Është një rrotullim i vjetër po aq sa ai i Tokës rreth Diellit, dhe historia njerëzore ka treguar se pavarësisht recesioneve, ndryshimeve, revolucioneve, më të padobishmit ia kanë arritur të riciklohen.

Nuk ka asnjë sistem politik dhe shoqëror që mund të na shërbejë si manual zgjidhjeje për të larguar nga ambientet e punës parazitët.  E më tej, Ermali, (ndjesë që po i drejtohemi në emër, shpresojmë të mos e ketë problem), shton se dy vitet e ardhshme të gjithë emigrantët shqiptarë do të kthehen në atdheun e tyre? Ku bazohet ky konstatim?

Të gjitha vendet evropiane, përfshirë edhe SHBA kanë deklaruar zyrtarisht mbylljen e kufijve, dhe rikthimin gradual në vendet e punës për të gjithë, për një botë globaliste që tashmë ka avancuar, e mund të kthehet hapa pas për fitimet por jo për krahun e punës. Për këtë na vjen një fakt tjetër në ndihmë;

Greqia, fqinji ynë më i afërt kërkon gjetjen e një shtegu për të rimarrë punëtorët sezonalë atje. Ndërkohë që ministrat e BE-së, mblidhen nesër për të gjetur zgjidhjet për të funksionuar turizmi. Askush prej tyre nuk foli për kthim emigrantësh, por vetëm për rikthim gradual në normalitet. Se ku e gjeti Ermali këtë përfundim, këtë po e marrim si batutë.

Sugjerimi i tretë është që të gjithë të mbyllen për një orë në dhomën e tyre, të mbyllin sytë dhe vetëm të mendojnë, pasi gjatë këtyre 60 minutave, do të gjejnë të paktën zgjedhjen e pesë problemeve! Dhe kështu, pak nga pak, duke menduar dhe duke ‘ndriçuar mendjen’ sipas formulës së aktorit, do të arrish të gjesh rrugën drejt suksesit. Këto lloj fjalimesh, inspiruara nga TEDX, Ermali por edhe disa “filantropë” të tjerë shqiptarë, që në televizor japin formula suksesi, por nuk financojnë kurrë pa kushte grantet për sipërmarrjet e reja dhe inicitivat e biznesit të ri, e kësisoj këto mesazhe, pa u konkretizuar me një akt, apo nismë…ngelen… fjalë.

Fjala bie, po vetë Mamaqi si u bë i pasur? Duke lexuar? Ka të drejtë, me aq sa e kemi ndjekur karrierën e tij në këto vite, kjo mundësi përjashtohet.

Nuk do të ishte shumë shqetësuese kjo hedhje e gurit në lumit nga Ermali, nëse prapa tij nuk do të qëndronin 1.2 milionë shqiptarë, të cilët nëse ndajnë një mendim të kundërt nga ai, do të duhet të mësojnë “unfollow”, një teknikë dhe hap që ndiqet nga gjithë bota, jo vetëm për profilet, por edhe për produksionet televizive që një pjesë e publikut i sheh si toksike. Këta 1.2 milionë ndjekës frymëzohen nga Ermali të mos mësojnë, por të mprehin dhëmbët për të kapur paranë e lehtë. Një frymëzim që marrin të gjithë spaçatorët e drogës, grabitësit e bankave, vrasësit me pagesë, e ata që hyjnë nëpër listat e partive, që të gjejnë një punë në shtet, e më pas të grabisin paratë tona.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione dita e librit ermal mamaqi dita e librit ermal mamaqi

Sondazh

Poll
Insights 22 Prill 2020, 17:40

Qokat e karantinës!

“Bir Selman i nënës kë të qaj më parë!”Karantinën apo këtë rumpallë?”Në këtë situatë të vështirë, kur s’dihet as kur do përfundojë dhe as si do përfundojë, njer...

Insights 22 Prill 2020, 05:57

Të punuarit nga shtëpia me fëmijët vërdallë

Në javët e para kur filloi izolimi prej Covid-it dhe forma e re e të punuarit dhe mësuarit hyri në fuqi, u bë virale një video e një profesori të ftuar në BBC, ...

Insights 19 Prill 2020, 12:52

Një ditë bota do të rihapet, por mos pyesni se kur

Një ditë, bota do të rihapet. Një ditë, do të merrni pjesë në festa ditëlindjesh, do të shkoni në kishë, do të bëni pushime.Kjo dihet natyrisht. Ajo që doni të ...

Insights 18 Prill 2020, 20:29

Mediokriteti që zbuloi karantina

A ka jetë përtej një fotografie me dritë të mirë dhe një Giveaway?Qysh prej ditës së parë e deri më tani, nuk ka patur një ditë që të jem mërzitur në shtëpi. Pa...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni