Blog

SHËNIM: COVID-19 ‘shpërthen’ dhe në Gjirokastër, a i është bërë hetimi epidemiologjik emigrantit nga Greqia

Dosja.al mëson se i infektuari ka 5 ditë që ka hyrë në Shqipëri dhe rrjedhimisht, mund të ketë përhapur virusin dhe tek qytetarë të tjerë.
Featured image of article: SHËNIM: COVID-19 ‘shpërthen’ dhe në Gjirokastër, a i është bërë hetimi epidemiologjik emigrantit nga Greqia Foto ilustruese

TIRANË– Pas më shumë se 40 ditë rezistencë dhe Gjirokastra, nuk mundi t’i bënte ballë epidemisë së COVID-19. Sot në Përmet, në një hotel në Grykën e Këlycës, ku janë strehuar emigrantët e kthyer nga Greqia, një prej tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Dosja.al mëson se i infektuari ka 5 ditë që ka hyrë në Shqipëri dhe rrjedhimisht, mund të ketë përhapur virusin dhe tek qytetarë të tjerë. Në kufi është takuar me Policët, me mjekët që i kanë matur temperaturën (nëse ka të tillë në kufi, pasi shumë dëshmi thonë se kalohet pas asnjë kontroll), është takuar me emigrantët e tjerë në autobus gjatë rrugës, po ashtu ka takuar dhe punonjësit e hotelit dhe personat e tjerë më të cilët është izoluar.

Prandaj pyejtjet që lindin këtë rast janë: A është bërë hetimi epidemioligjik i këtij pacienti? A është marrë ai në pyetje dhe janë bërë teste personave që ai ka takuar? A janë karantinuar personat e tjerë, apo pritet që të shfaqin sipmtoma, pasi vetë Kryeministri tha se nuk i bëhet askujt testi nëse nuk ka shenja të virusit?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por pse qeveria po nxitohet që të hapë qarkun e Gjirokastrës, në një kohë që një vatër e re u krijua dhe situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim?

Ndërkohë qeveria nuk ka dhënë dhe një shpjegim pse nuk i teston të gjithë emigantët e riatdhesuar që në kufi dhe të karantinohen sa më afër pikës kufitare, në mënyrë që kontaktet e tyre të jenë sa më të pakta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment