Editorial

Shënim: Çfarë pritet të ndodhë sot tek Kryeministria?

Liderët e opozitës përsëri nuk do të flasin, pësëri e kanë lënë në dorë të qytetarëve leja është kërkuar për 48 orë, policia nuk e ka pranuar. Mungon vetëm kërpudha.
Featured image of article: Shënim: Çfarë pritet të ndodhë sot tek Kryeministria?

Fiks 4 javë më parë, kushtet ishin kështu, pjesëmarrje e jashtëzakonshme, kryeministri jashtë zyrës, dyer të blinduara, snajperët gjithandej, gazi dhe uji mbrapa dhe sipër Kryeministrisë.

Pjesa tjetër e panjohur.

Liderët e opozitës përsëri nuk do të flasin, pësëri e kanë lënë në dorë të qytetarëve leja është kërkuar për 48 orë, policia nuk e ka pranuar.

Mungon vetëm kërpudha.

A do të përsëritet sot 16 shkurti?

Mes protestuesve ka përsëri grupe të përgatitur për përplasje me policinë, ndërkohë që nga opozita ka dalë vetëm informacioni që do të rrethohet Kryeministria pa afat.

Kështu ishtë menduar edhe në 16 shkurt, por protesta u mbyll në orën 16.00 pas përplasjeve me policinë, përdorimit të gazit lotsjellës, ujit dhe altoparlantëve.

Për pak orë bulevardi përpara Kryeministrisë u duk si oborri i një burgu, kur protestuesit kërkonin të dilnin.

Me shumë gjasë, sot do të kemi një protestë që do të zgjasë me shumë.
Pjesëmarrësit janë më të acaruar se një muaj më parë.

Plani i opozitës është për qëndresë të gjatë, për moslejimin e hyrjes së Ramës në Kryeministri deri në dorëzimin e tij.

Një plan i vështirë për t’u realizuar, në kushtet kur një pjesë e madhe e protestuesve vijnë nga rrethet. Mbetet të shohim si e ka menduar zgjidhjen opozita.

Shto Koment