Opinione

Shënim: Çfarë do ndodh sot? Pse Saimir Tahiri mund të shijojë lirinë dhe nëse dënohet nga Gjykata

Si do që të jetë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tahiri duket se do nis betejat e tjera ato në Apel. Avokati i tij Maks haxhia, javën e kaluar deklaroi se do i bindeshin vendimit të Gjykatës dhe nëse klienti i tij do të dënohej, vendimi do të apelohej.
Featured image of article: Shënim: Çfarë do ndodh sot? Pse Saimir Tahiri mund të shijojë lirinë dhe nëse dënohet nga Gjykata Saimir Tahiri

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sot pritet që të ketë betejën e tij të fundit për luftën e parë. Tahiri sot do të njihet me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda (në shkallën e parë të saj), ku rrezikon të marrë një dënim deri në 8 vite burg. Kjo do të jetë beteja e fundit e luftës së parë, pasi lufta e tij nuk përfundon këtu…

Si do që të jetë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tahiri duket se do nis betejat e tjera ato në Apel. Avokati i tij Maks haxhia, javën e kaluar deklaroi se do i bindeshin vendimit të Gjykatës dhe nëse klienti i tij do të dënohej, vendimi do të apelohej.

Nga ana tjetër dhe akuza duket se nuk do të dorëzohet në luftën e saj, pasi burimet i thanë Dosja.al se nëse gjykata do jap vendim në favor të Tahirit, vendimi do të shkojë në Apel.

Si do që të jetë vendimi, apeli është vetëm një hap larg dhe i pashmangshëm.

Por Saimir Tahiri me një mal me akuza, mund të shpëtojë dhe pa asnjë ditë burg dhe nëse do të dënohet sot. Sipas procedurës juridike, Tahiri shpëton pa asnjë ditë burgim deri sa të jepet vendimi përfundimtar i tij, pasi ai s’ka asnjë masë sigurie.

Procedura penale thotë se nëse një i akuzuar nuk ka masë sigurie, ai nuk mund të arrestohet dhe të burgoset, deri në momentin që gjykata jep vendimin e saj përfundimtar në Apel.

Saimir Tahiri dhe nëse sot do të dënohet me 8 vite burgim (kërkesa maksimale e Prokurorisë) sërish mundet të vijojë jetën i qetë dhe të shijoj lirinë. Vetëm vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda mund të burgosë ish-ministirn e Brendshëm.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment